Nuk po arrije dot te kryeje nje akt divorci

Pershendetje
Dua te divircohem. Kam aplikuar 2 here ne Gjykaten e Rrethit Elbasan dhe 2 here me kane kthyer procesin. Hera e pare arsyeja ishte “Nuk eshte i sakte kati i banimit”, nderkohe letra e gjyqit me erdhi ne dere.
Hera e 2 ishte se “dokumentat qe dorezova ishin me vonese jashte afatit te caktuar”. Nderkohe une ia dergova brenda 5 diteve nga marrja me dijeni, pra isha ne rregull.
Dua te di cfare dokumentash duhen per te aplikuar per divorce…. me duket se po me zvarrisin kot me kot. Cfare duhet te bej ne kete rast? si te veproje? Faleminderit


Qytetari: D. P. Data: 14 November , 2019, Kategoria: Familjare.

3 responses to “Nuk po arrije dot te kryeje nje akt divorci”

  1. 1

    Dokumentat qe ju nevojiten jane Certifikatat e Marteses, Familjare, dhe Personale per te dy palet ne gjyq. dhe per femijet e mitur nese keni.ndersa ne lidhje me problemin e adreses paraqitu prane gjendjes civile te maresh nje vertetim zyrtare per adresen dhe bashkalidhja padise kur ta depozitosh.

  2. Dokumentet që duhen për “Zgjidhje Martese”:
    Certifikate martese; 2. Certifikatë Familjare; 3. Certifikate të secilit familjar (bashkë me fëmijët nëse keni); dhe nëse keni fëmijë të mitur nën 18 vjeç duhen dokumentet e mëtejshëm 4. Vërtetim page ose Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që jeni e punësuar; 5. Vërtetim page ose vërtetim nga Drejtoria Rajonale e tatimeve që bashkëshorti është i punësuar ose jo; 6. Certifikatë për vërtetim pronësie ose ndonjë provë që posedoni banesë (psh: aplikim te ALUIZN-i, kontratë sipërmarrje ose ndonjë titull pronësie tjetër që nuk është i regjistruar në hipotekë). 7. Në rastin tuaj duhet të merrni edhe një vërtetim në lagjen ku banoni për adresën e saktë të deklaruar nga bashkëshorti juaj.

  3. Edlir Orozi Edlir Orozi says:
    2

    Kodi i Familjes parashikon mënyrat e mbarimit të martesës të cilat janë, me vdekjen e njërit nga bashkëshortët, me shpalljen e vdekjes se njërit bashkëshort (ku bashkëshorti tjetër pasjetues quhet i ve) ose me zgjidhjen e martesës se tyre, me marrëveshje pëlqim reciprok mes bashkëshortëve ose me pëlqimin vetëm të njërit prej tyre duke paraqitur padi në Gjykatën përkatëse ku ka vendbanimin paditësi (ku pastaj mirret statusi i divorcuar).
    Në rastet kur bashkëshortët bien dakord për zgjidhjen e martesës, i paraqesin gjykatës për miratim, se bashku me kërkesën, edhe një projektmarrëveshje qe rregullon pasojat e zgjidhjes se martesës.Kërkesa mund të paraqitet nga bashkëshortët ose nga përfaqësuesit e tyre respektive, me kushtin e vetëm që në marrëveshje të jenë cituar, fakti i zgjidhjes së martesës, e drejta e mbiemrit pas martese, lënia e femive të mitur për rritje dhe edukim njërit nga bashkëshortet përkatës, e drejta e takimit dhe pensioni ushqimor.
    Përmes kësaj marrëveshje bashkeshortët bien dakord mes tyre për të gjitha pasojat që mund të vijnë nga zgjidhja e martesës. Akti procedural që paraqitet në Gjykatë është kërkesë dhe jo kërkese padi, ku në rastin konkret mund të procedohet kur mungon vullneti i bashkëshortëve dhe pëlqimi reciprok i tyre për të zgjidhur martesën.
    Gjykata më tej vendos për zgjidhjen e martesës ne rast se krijon bindjen se vullneti i secilës pale është real dhe secili prej tyre ka dhënë lirisht pëlqimin e tij për zgjidhjen e martesës. Ne te njëjtin vendim, gjykata miraton dhe marrëveshjen që rregullon pasojat e zgjidhjes se martesës.Marrëveshja përmban lënien për rritje dhe edukim të fëmijëve të tyre të mitur, të ardhurat e nevojshme për rritjen dhe edukimin e tyre, kontributin e secilit bashkëshort në favor te bashkëshortit nevojtar, nëse është rasti dhe nëse është e mundur edhe rregullimin e marrëdhënieve te tyre pasurore. Në rast se gjykata konstaton se marrëveshja nuk siguron ne mënyrë te mjaftueshme interesat e fëmijëve ose te njërit prej bashkëshortëve, pezullon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshortëve te bëjnë rregullimet e duhura ne marrëveshje.Ne qofte se edhe pas afatit te parashikuar ne paragrafin e pare nuk janë bere rregullimet e duhura, gjykata refuzon miratimin dhe rrezon kërkesën për zgjidhjen e martesës me pëlqim reciprok te bashkëshortëve.
    Në rastet në të cilat bashkëshortët nuk bien dakord për zgjidhjen e martesës atehere secili prej tyre mund të paraqesë, kerkesë-padi, me anë të së cilës kërkon, zgjidhjen e martesës mes palëve ndërgjyqëse (që janë bashkëshortët) , kthimin e mbiemrit të vajzërisë, ose të mbiemrit që kanë pasur para martese (nëse kjo gjë kërkohet pasi ka raste kur njëri nga bashkëshortët vërteton faktin se përmes këtij mbiemri e njohin të gjithë, atëherë mund ti kërkojë gjykatës të mos ndryshyojë mbiemrin dhe të mbajë mbiemrin e martesës), lënien e kujdestarisë për rritje dhe edukim, të drejtën e takimeve dhe caktimi i pensionit ushqimorë. Të gjitha këto elementë duhen cituar në kërkese padi, pasi është thelbi i gjykimit dhe i zgjidhjes së pasojave që vijnë nga zgjidhja e martesës. Proçedura e gjykimit pastaj, kalon ne 2 faza, faza e pajtimit, ku bashkëshortët dëgjohen veçmas ose bashkarisht pa praninë e përfaqësuesve të tyre dhe secili jep versionin e tij të tronditjes së marrëdhënieve familjare gjer në atë pikë sa është e pamundur vazhdimi i bashkjetesës së bashku.
    Si shkaqe që citohen në Gjykatë, mund të jenë të ndryshme, sic mund të jenë, dhuna psikologjike, fizike, veset e njerit bashkeshort, kumari, droga, abuzimet, pija, amoraliteti, tradhëtia bashkëshortore, mungesa e perkujdesjes, braktisja de facto dhe de jure nga njeri bashkëshort, mungesa e dashurisë e mirkuptimit, mungesë komunikimi, keqtrajtimi emocional, mungesa e përkrahjes, izolimi i njerit bashkëshort etj, keto janë disa nga rastet më të shpeshta që njeh praktika dhe që janë të diskutueshme në praktikën gjyqësore, mgjth nuk perjashtohet e drejta e cdo shkaku të mundshëm që ka tronditur marrëdhënien bashkëshortore gjer në atë pikë sa është bërë e pamundur vazhdimi i bashkejetesës mes tyre, duke kërkuar apo duke mos kërkuar fajesinë…. Pra mjafton cdo shkak dhe jo domosdoshmërisht shkaqet e cituara më lart, për t’iu drejtuar Gjykatës për zgjidhje martese.
    Përfundimisht në nenin 132 të Kodit të Familjes, citohet se: Secili nga bashkëshortët mund te kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak te grindjeve te vazhdueshme, te keqtrajtimeve, fyerjeve te renda, shkeljes se besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore te pashërueshme, dënimit penal te rende te bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër qe përbën shkelje te përsëritur te detyrimeve qe rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët behet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për te dy bashkëshortët. Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit ose te dy bashkëshortëve. Njëkohësisht Kodi i Familjes parashikon dhe rastet ku secili nga bashkëshortët mund te kërkojë zgjidhjen e martesës për shkak te ndërprerjes se jetesës se përbashkët kur bashkëshortët jetojnë te ndare faktikisht qe prej 3 vjetësh.Nëse është rasti, bashkëshorti qe kërkon zgjidhjen e martesës, sipas, duhet te përcaktojë ne kërkesëpadinë e tij dhe mënyrën e zbatimit te detyrimeve te mundshme kundrejt fëmijëve te tij dhe bashkëshortit tjetër.
    Ndërprerja e jetesës se përbashkët mund te paraqitet si shkak për zgjidhjen e martesës vetëm nga bashkëshorti që ka paraqitur kërkesëpadinë. Bashkëshorti i paditur ka te drejte te paraqesë kundërpadi. Në këtë rast, gjykata mund të rrëzojë padinë dhe te pranoje kundërpadinë, duke zgjidhur martesën. Proçedura gjatë gjykimit, konsiston në paraqitjen e provave shkresore dhe me deshmitarë për të vertetuar pretendimet e tyre (nëse ato dëshirojnë) dhe thirrja e ekspertit (psikologut) nëse ka fëmijë të mitur i cili jep mendimin e tij lidhur me kujdestarinë. Pasi Gjykata ka dëgjuar pretendimet e palëve ndërgjyqëse, shqyrtuar provat shkresore, me dëshmitarë (nëse ka) Raport vlerësimin, dëgjuar fëmijët (nëse e kërkojnë palët), bindjen e brendshme, dhe mbi të gjitha duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, merr vendim përkatës i cili është i ankimueshem brenda 15 ditëve duke filluar nga e nesërmja e shpalljes në Gjykatën e Apelit. Me ndryshimin e kushteve në të cilat është dhënë vendimi për zgjidhjen e martesës, secila nga palët e interesuara mund ti drejtohet Gjykatës për Ndryshim vendimi të dhënë nga Gjykata përkatëse për zgjidhje martese, ku fillon një proçedure e re gjykimi. Në momentin në të cilin vendimi merr formë të prerë, përbën titull ekzekutiv dhe pala e interesuar proçedon me proçedurat permbarimore…..

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet