Nuk na kane dhene pagat e punes per tre muaj

Pershendetje,

Kam punuar për muajin shkurt, mars dhe prill dhe nuk kam marr pagën për keta tre muaj. Kam punuar në nje firme dhe nuk na japin pagën për arsyje se kanë marr gjobë nga shteti për korona virusin. Kemi bere ankesa në polici dhe çdo vend tjetër dhe nuk kanë kthyer përgjigje. Ju lutem na ktheni pergjigje sesi mund te veprojme.

Faleminderit


Qytetari: R. A. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Nuk na kane dhene pagat e punes per tre muaj”

  1. Pershendetje. Shoqeria ka detyrimin qe t’ju paguaje pagen dhe ky detyrim eshte i vlefshem dhe mund te kerkohet edhe nepermjet gjykates, deri ne tre vjet nga momenti i lindjes se detyrimit. Fakti qe punedhenesi eshte sanksionuar me gjobe nuk mund te perbeje shkak per mospagese te detyrimeve kundrejt punemarresve te tij. Policia nuk ka kompetence per ta detyruar punedhenesin tuaj per mospagese te pagave, pasi nuk ka elemente te vepres penale, behet fjale per detyrime civile. Sic ju thashe ju mund t’i drejtoheni Gjykates, duke kerkuar pagesen e pagave, madje edhe te kamatevonesave sipas percaktimeve te Kodit te Punes, qe jane mjaft te larta. Nese ka dhe nderprerje te njeanshme te kontrates se punes ne kundershtim me Kodin e Punes, ju keni te drejte edhe per demshperblimet e tjera perkatese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet