Nuk me kthen pagesen agjensia turistike – Te drejtat e mia si konsumator

Pershendetje,

Une rezervova te nje agjensi turistike ne fillim te marsit per ne fund te majit deri ne fillim te qershorit pushimet familjare per ne Turqi. Kam nje fature nga agjensia ku shkruhet emri im, vendi, sa dite, shuma totale e lekeve dhe firma e agjensise. Ndodhi bllokimi nga virusi dhe me te drejte une nuk do udhetoj me pasi eshte frika e hoteleve me shume njerez qe ka Turqia. Agjensine e lajmeroj qe ne daten 10 mars qe nuk do shkoj sepse u mbyllem me mesazh ne tel, me pas e kontaktoj perseri kur gjerat po hapeshin dhe me thote qe nuk jemi akoma ne pune. Kur ata i hapen zyrat me thone qe leket nuk kthehen pasi agjensite e huaja nuk na i kthejne leket ose ne rast se ne t’i kthejme ti humbet gjysmat, gje qe eshte e padrejte sepse une nuk e mora sherbimin. Flasim per nje pagese 2400 euro dhe si mund t’i humb une kur nuk ishte faji im. Atehere une dua nga ju keshillim se cili ligj me mbron mua si konsumator dhe si mund te marr leket e mia nga kjo agjensi? Shume faleminderit


Qytetari: E. K. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Nuk me kthen pagesen agjensia turistike – Te drejtat e mia si konsumator”

  1. Pershendetje.
    Persa kohe anullimin ju e keni bere per shkak te nje force madhore, sic eshte pandemia e Coronavirusit dhe mbylljes se kufijve, atehere shoqeria e udhetimit eshte e detyruar t’ju ktheje mbrapsht te gjithe shumen e pageses. Ndryshimi i destinacionit, apo ofrimi i nje pakete tjeter, eshte e drejte dhe jo detyrim, pra ju keni te drejten te zgjidhni dhe kjo nuk mund t’ju imponohet. Per me teper ne kushtet aktuale, kur ka ende pasiguri dhe kufij te mbyllur dhe situata eshte e paqarte. Argumenti qe ju jep agjencia e udhetimit qe atyre nuk ju kthehen pas leket nga ana e agjencive te huaja, nuk eshte pergjegjesi e juaj. Si veprimtari tregtare, ata kane edhe riskun per situata te tilla. Mund te kishin lidhur nje kontrate sigurimi, qe te mos penalizoheshin nga humbje per shkak te forcave madhore. Ju duhet t’i drejtoni agjencise nje kerkese me shkrim (edhe per efekt provueshmerie), me objekt kthimin pas te shumes se plote, ne kushtet kur kontrata tashme eshte zgjidhur. Duhet t’i beni te qarte, qe nese ata refuzojne t’ju paguajne do t’i drejtoheni gjykates. Ne nje rast te tille agjencia e udhetimi do te detyrohet qe pervec kthimit te shumes te paguaje edhe shpenzimet gjyqesore. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet