Pershendetje,
Une punoj ne nje call center shqip, i cili ne daten 12 mars u mbyll per shkak te situates. Kam kontrolluar sigurimet e mia dhe figuroi e rregjistruar ne shkurt, por nuk eshte bere asnje pagese kontributesh. Pagen e marsit ende nuk e kemi mare dhe na thone qe nuk kemi lek. Ne kete situate, jam e interesuar te di nese une mund ta perfitoje pagen e luftes qe jepet nga qeveria. Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje !
Nese subjekti ku ju punoni ka qene i lejuar te ushtroje aktivitetin gjate periudhes se pandemise, por eshte afektuar nga masat e marra per shkak te situates, atehere punonjesit e tij mund te perfitojne nga paketa e ndihmes financiare 2, miratuar ne baze te VKM nr. 305, date 16.04.2020.
Diskutojeni situaten me punedhenesin tuaj dhe pasi te vleresohen kushtet e percaktuara ne vendimin e sipercituar, punedhenesi juaj mund te beje aplikimin ne sistem per punonjesit e tij qe te perftojne ndihmen financiare.
Faleminderit,