Nuk ekzistojne asnje dokument per punen time ne Ish spitalin E Arrenit kukes.

Dua te dal ne pension parakohshem por nuk figurojne vitet e punes si mami- infermiere ne ish spitalin e Arrnit kukes prej vitit 01.01.1985 e deri ne vitin 1992. Ne libreze jane te rregullta si te veproj ju lutem?!..

Qytetari: S.C.
Data: 15 Gusht 2023, Kategoria: Siguria ushqimore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Aplikoni online ne portalin e- Albania per periudhat e sipercituara, mbeshtetur ne ligjin 7703/1993, “Për sigurimet shoqerore në Republikën e Shqipërisë”, nese nga ana e sigurimeve shoqerore ju kthehet pergjigje negative, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi te mundshme te te dhenave te regjistrit te punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja zgjidhet me kerkese per njohje te viteve te punes, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ.
    Nese arsyeja e refuzimit nga ana e ISSh eshte gabim ne llogaritje, apo arsye te tjera, atehere ju duhet qe vendimin per njohje pensioni brenda 30 diteve ta kundershtoni prane Komisionit te Ankimit prane Drejtorise perkatese te ISSH dhe me pas prane Komisionit te Apelimit dhe nese edhe ky nuk i njeh vitet, i drejtoheni Gjykates .

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje