Nr. Personal në regjistrat e shtetasve të Gjendjes Civile

Pershendetje,
Ndaj personit tim ka ndodhur nje problem ne lidhje me Nr. personal ne dokumentat e mija te identifikimit (Karte Identiteti, Pasaporte, Certifikata etj…)
Me pare nr personal ka qene ndryshe dhe tashme rezulton ndryshe. Pasaporta e leshuar me date xx.xx.2010 dhe qe skadonte ne xx.xx.2020 (kohe ne te cilen une isha e martuar dhe mbaja mbiemrin e ishbashkeshortit) ka nr personal: ndryshe, ndersa pas ndarjes dhe rimarrjes se mbiemrit para martese si dhe pasi pasaporta skadoi aplikova per rinovimin e pasaportes por nuk u be e mundur sepse nr personal kishte ndryshuar ne: ndryshe nga ai i pari. Personalisht dyshoj se ndryshimi ka ndodhur ne regjistrin e gjendjes civile ne momentin kur eshte regjistruar vendimi gjyqesor i divorcit dhe ndryshimi i mbiemrit dhe statusit.
I jam drejtuar Ministrise se Brendshme me email por nuk kam marre pergjigje per nje kohe te gjate. Gjithashtu i jam drejtuar edhe ALEAT me email por skam marre zgjidhje.
Ky problem po me penalizon ne rinovimin e pasaportes dhe dokumentave te tjera.
Ju lutem te me jepni nje zgjidhje se si duhet te veproj.
Ju faleminderit!

Qytetari: K.J.
Data: 30 Mars 2023, Kategoria: Gjendja civile

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    1. Përbërësit e gjendjes civile janë: emri e mbiemri, numri personal, datëlindja, vendlindja, gjinia, shtetësia, raportet e atësisë e amësisë, gjendja civile, vdekja, shpallja i/e zhdukur, vendbanimi, vendqëndrimi dhe fakte të tjera, të parashikuara me ligj.
    Ne nenin 7 te ligjit per gjendjen civile eshte parashikuar se:
    1. Numri personal është numri unik i papërsëritshëm, që i caktohet çdo shtetasi shqiptar, shtetasi të
    huaj, si dhe çdo personi pa shtetësi, me qëndrim të përkohshëm/të përhershëm, me lidhje të caktuara ekonomike nga shërbimi gjendjes civile.
    2. Mënyra e formimit të këtij numri përcaktohet me ligj të veçantë.
    Persa me siper:
    Drejtohuni prane zyres se gjendjes civile ku keni vendbanimin per te verifikuar gjeneralitetet tuaja, si dhe per te kryer kerkese per ndreqjen e gabimit.
    Gjithashtu mund te kallezoni prane komisariatit te policis problematiken tuaj, mbeshtetur ne nenin 191 te kodit penal Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të falsifikuara dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
    Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    Nese jeni subjekt i Ligjit Nr.111/ 2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ne cdo moment mund te paraqiteni prane Qendrave te Sherbimit te ndihmes juridike Paresore per te perfituar sherbim ligjor falas.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje