Noterizimi i diplomes

Pershendetje,

Kam derguar nje person per te noterizuar diplomen time te matures dhe tek noterizimi kane vendosur nr e ID-se atij dhe fotokopjen e kartes se ID-se se tij. A eshte i pavlefshem ky noterizim apo jo? Faleminderit,


Qytetari: m. M. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Noterizimi i diplomes”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne mbeshtetje te nenit 129 te Ligjit 110/2018 “Per noterine”, noteri bën vërtetimin e njësisë së kopjeve ose të shkurtimeve të dokumenteve me origjinalin, të dokumenteve të publikuara, si dhe të çdo dokumenti tjetër, pasi të ketë krahasuar përmbajtjen e tyre. Noteri duhet të përmendë në vërtetim se nga kush është paraqitur dokumenti, nga i cili është nxjerrë kopja ose shkurtimi, nëse është nxjerrë nga një dokument origjinal apo nga ndonjë kopje tjetër e njësuar me origjinalin.
    Fakti qe dokumenti (diploma) eshte paraqitur te noteri nga nje person i trete, kjo nuk e ben te pavlefshem veprimin e kryer noterial. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet