Njohje vjetersie ne pune

Pershendetje! Kam punuar 2.7 vjet ne Kom.Rinise Rrethit Korce ne periudhen 03/1987 deri 30.10.1989. Nuk kam libreze pune,por kam nje ertetim ne origjinal me firme e vule per periudhen e pune. Kam bere ankimim ne Ankimimin Rajonal Tirane dhe kam marre pergjigjer negative. Me tej, me KQA dhe ne vendimin e saj eshte shprehur qe te rishikohet edhe njehere mbi bazen e dokumentave. Kam dhe vendimin e emerimit , por nuk e kuptoj pse nuk merren parasysh. Nga issh nuk ka asnje argument bindes. Ju lutem shikojeni nga ana juridike . Faleminderit!

Qytetari: T.B.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Nese KQA, ka dale me vendim per rishikim te dosjes tuaj te pensionit, nga ana e DRSSH do te merren te gjitha masat e nevojshme per rishikim dhe verifikimin e vertetesise se dokumentit te vjetersise ne pune qe ju dispononi, ne raste te tjera nese DRSSH del me refuzim ju duhet ti drejtoheni gjykates per vertetimin e faktit juridik te qenies ne marrdhenie pune. Ne ç’do kohe mund te paraqesni kerkese per informacion prane DRSSH, Tirane, mbi statusin e verifikimit te dosjes tuaj mbeshtetur nga detyrat e lena nga KQA.

    Nese jeni subjekt i ligjit Nr,111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, mund te paraqiteni prane Qendrave te Ndihmes Juridike Paresore, per asistence ne sherbime ligjore falas, Qendra e Sherbimit te ndihmes juridike Paresore ne Tirane ndodhet brenda ambjenteve te Ministrise se Drejtesise.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje