Njohje viteve të vjetërsisë në punë plus pagim pension i papaguar

Përshëndetje,

Interesohem të di mbi njohjen e viteve të vjetërsisë në punë për mamane time. Asaj i del vec data e fillimit, jo e mbarimit, në janar bëri 61 vjeç. Kur i bie te fillonte të merrte pensionin e parë? Lexova të një përgjigje e mëparshme e juaja se mund të kërkojme në gjykatë dhe pensionin që nuk i është dhene.
Doja të dija, nese kërkojmë njohjen plus detyrimin e DRSSH të paguajë pensioni nga çasti i lindjes së të drejtës, këto kërkesa do i bej në formën e padisë apo të kërkesës?
DRSSH do jetë palë e paditur apo palë e tretë?
Ju lutem, nëse mund te me orientoni mbi objektin saktësisht, si duhet ta formuloj që të na paguajnë edhe pensionin e pamarre dhe palët kush do jene?

Faleminderit dhe pune te mbare.


Qytetari: E. V. Data: 23 November , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Njohje viteve të vjetërsisë në punë plus pagim pension i papaguar”

  1. Pershendetje,
    Me mbushjen e moshes se pensionit nena juaj duhet te paraqitej prane Drejtorise se Sigurimeve Shoqerore me kerkese per pension pleqerie.
    Mosha e daljes ne pension per vitin 2021 eshte 61 e dy muaj.
    Mbeshtetur ne nenin 62 pika 2 e ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar eshte parashikuar se: E drejta e pensionit nuk parashkruhet, Personi, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për pension. E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së
    drejtës për përfitimin e tyre. Gjykates duhet ti drejtoheni me kerkese me objekt: Vertetimin e faktit juridik te qenies ne marredhenie pune prane institucioni/nderrmarrjes ku nena juaj ka qene e punesuar per periudhat e sipercituara. DRSSH ne kete rast eshte pale e 3-të, pasi behet vertetimi gjyqesor i faktit proveshmerise qe nena juaj ka qene e punesuar, vertetimi i faktit provohet me dy deshmitare.
    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet