Njohje pronar me parashkrim fitues

Përshëndetje , jam nje zonja kisha nje pyetje , ne vitin 1992 Fabrika e çimentos Elbasan i ka dhen ish vjerrit tim nje apartament 1+1 nepermjet privatizimit dhe eshte pa tapia ende . Une jam martuar me ish bashkeshortin ne vitin 15.7.1992 , dhe nga viti 1992 deri aktualish jetoj une ish bashkeshorti dhe 2 femijet e mi prej 26 vjetesh… dritat uji jan ne emer te ish bashkeshortin …Por une jam divorcuar ne shkurt te 2019 por dosja ndodhet ne Apel per momentin…Mundet qe une te hap gjyq ndaj ish vjerrit njohje pronar me parashkrim fitues ? Faleminderit


Qytetari: B. S. Data: 13 September , 2019, Kategoria: Pronesi.

One response to “Njohje pronar me parashkrim fitues”

  1. Nuk mund të ngrihet padi “Parashkrim fitues” për një banesë të cilën e keni poseduar bashkërisht. Një nga kushtet paraprake të parashkrimit është që ta kesh poseduar banesën në mënyrë të qetë dhe të pandërprerë (në rastin tënd për 20 vjet pasi nuk ke një veprim juridik për kalim pronësie). Ju përveç përdorimit të sendit (nëdorësisë) për shkak të lidhjes martesore me bashkëshortin tuaj, nuk keni pasur të drejta të tjera. Parashkrimi fitues është një normë shumë komplekse ku kërkohet me rigorozitet mosveprimi i titullarit për një periudhë të gjatë kohore (10 vjet me titull dhe 20 vjet pa titull, sipas rastit). Pra, juridikisht është një padi e pabazuar.
    Kjo është përgjigjja për pyetje në lidhje me parashkrimin fitues, por mund të ketë rrugë të tjera ligjore për përmbushjen e interesave tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet