Njohje pronar

Te nderuar pershendetje!

Ne vitin 1994, bashke me vellain tim me te vogel, rrethojme nje toke me sip. 300 m2, e cila ndodhej ne nje zone informale. Me marreveshje verbale me vellain vendosem qe ne kete toke te ndertojme nje objekt dy-katesh dhe secili te kishte  katin e vet. Kontributet e ndertimit ishin gjithsecili te vetat. Une per te ndertuar katin tim jam detyruar te punoj ne emigrim dhe ne fshat ne blegtori. Me daljen e ligjit per legalizimin e ndertimeve ne zona informale bisedojme me vellain te nisim dok. Vellai ne keqbesim me mashtron dhe thote qe do merret ai me dokumentat, nderkohe qe une merresha me djalin tim te semure. Ne vitin 2016 vihem ne djeni qe vellai im kishte hedhur gjithe objektin 2 katesh ne emer te vet, dhe ne kadaster rezulton ai pronari i vetem. Ritheksoj se nga punimet per ato vite nuk kam fatura te blerjeve te materialeve, pasi koha ishte e tille dhe blerjet beheshin pa fatura. Te vetmit deshmitare te kesaj te vertete jane ustallaret dhe familjaret tane, duke perfshire dhe femijet e vellait qe jane pro meje dhe mund te deshmojne per kete padrejtesi. Qe prej vitit 2002 une dhe familja ime jetojme ne katin qe kemi ndertuar vete, madje jemi te rregullt per cdo pagese ne lidhje me energjine elektrike dhe ujin qe prej vitit 2003. Ju lutem me thoni si te veproj pasi jam ne nje hall te madh? A duhet te hap proces gjyqesor dhe ndaj kujt? Faleminderit,


Qytetari: L. A. Data: 11 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Njohje pronar”

  1. Pershendetje. Ligji 9482/2006, i cili rregullonte procesin e deklarimit dhe te legalizimit te ndertimeve pa leje, parashikonte qe ne rast se nje person i ndryshem nga deklaruesi ka pretendime pjeserish apo plotesisht per objektin informal, duhet ti drejtoheshin gjykates dhe te vertetonin te drejtat e tyre mbi kete objekt. Aktualisht objekti eshte legalizuar dhe ju nuk keni paraqitur pretendime gjate procesit te legalizimit. Ajo qe ju mund te beni eshte te ngrini nje padi me objekt: Detyrim njohje pronar. Ne nje rast te tille, nisur nga mungesa e provave shkresore eshte e veshtire ti provohet gjykates e drejta qe ju pretendoni. Deshmitaret mund te sherbejne si nje prove mbeshtetese, por nuk mundet qe pronesia mbi nje pasuri te paluajtshme te mbeshtetet vetem mbi prova me deshmitare, pasi fuqia e tyre provuese eshte e dobet.
    Nderkohe ju keni te drejte qe nese plotesoni afatin prej 20 vitesh te posedimit fizik te pasurise, pra te banimit ne kete banese, te kerkoni te njiheni pronar mbi bazen e institutit te parashkrimit fitues pa titull. Duhet te keni parasysh qe pavaresisht kohes se ndertimit te objektit dhe banimit tuaj dhe familjes ne kete banese, ligjerisht afati fillon te llogaritet nga momenti qe pasuria eshte regjistruar ne regjistrat kadastrale, pasi ne kuptim te ligjit ky eshte momenti kur kjo pasuri fillon jeten e saj juridike.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet