Njohje e viteve te punes para 1994

Pershendetje,

Me dt 22 mars vjehrri mbush moshen e daljes ne pension. Paraprakisht kemi bere nje kerkese permes portalit e-albania per vitet e punes para 1994. Sipas dokumentit te sjelle nga DRSSH e Gjirokastes per vitet 1988 deri 1992 cilesohet se nuk ka listepagesa. Theksoj qe ne keto vite ai ka punuar ne Ndermarrjen Bujqesore Permet dhe i ka te shenuara ne libreze. Si te veprojme per njohjen e ketyre viteve? Nese behet gjyq, duhet bere para se te dorezohen dokumentat e pensionit? Nese behet gjyq ne cilen gjykate duhet te drejtohemi? Ju faleminderit


Qytetari: J. K. Data: 29 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Njohje e viteve te punes para 1994”

  1. Pershendetje. Procesi gjyqesor zhvillohet ne gjykaten civile, ku ka vendbanimin aktual te personi. Ju mund ti drejtoheni gjykates qe tani, pa pritur te vije koha e daljes ne pension. Per kete duhet te paraqisni ne gjykate pergjigjen e DRSSH si dhe te Arkives se DRSSH.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet