Njohje e vendimit te gjykates se huaj

Njohja e vendimit te shtetit te huaj duhet te behet ne gjykaten e apelit apo mundet edhe ne gjykaten e rrethit? p.sh, Elbasani ka vetem gjykate rrethi dhe ajo e apelit eshte ne Tirane. Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 17 February , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Njohje e vendimit te gjykates se huaj”

  1. Pershendetje

    Njohja e vendimit te nje shteti te huaj behet vetem ne Gjykaten e Apelit dhe nuk mund te behet prane gjykates se rrethit, pavaresisht vendit ku ju jeni. Kini parasysh qe Vendimi i huaj duhet te kete shenimin qe ka marre forme te prere. Konkretisht dokumentet qe ju duhen jane:

    Kërkesës për t’i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj duhet t’i bashkëngjiten:
    a) kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri;
    b) vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;
    c) prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri.

    Per sqarim, Gjykata e Apelit qe ka ne kompetence territoriale Bashkine Elbasan eshte Gjykata e Apelit Durres. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet