Njohje e divorcit ne Shqiperi

Pershendetje! Nuk e di nese me ndihmoni dot me nje informacion. Une jam me kombesi Shqipetare dhe kam nderruar nenshtetesine ne 2013 duke u bere shtetas gjerman. Ne 2017 jam divorcuar me bashkeshorten ne Gjermani. Por ne Shqiperi del akoma statusi i martuar. Pyetem ne gjendjen civile dhe na thone se statusi i martuar nuk ndryshohet, pasi nuk jam me shtetas shqiptar dhe nuk mund te bej asnje veprim ne Shqiperi. Ju lutem si mund te me ndihmoni me ndonje information lidhur me kete rast pasi dua te martohem me nje shtetase shqiptare dhe nuk di si te veproje? Ne Gjermani me kerkojne certifikate personale per martese dhe aty del me statusi i martuar. Faleminderit,


Qytetari: A. R. Data: 28 October , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Njohje e divorcit ne Shqiperi”

  1. 1

    Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.

    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile. Sipas ketij neni, vendimit të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Republikën e Shqipërisë kur:
    a) sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në kompetencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin;
    b) kërkesëpadia dhe letërthirrja për në gjyq nuk i është njoftuar të paditurit në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet;
    c) midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjykata shqiptare;
    ç) është duke u shqyrtuar nga gjykata shqiptare një padi që është ngritur përpara se vendimi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë marrë formë të prerë;
    d) i është dhënë forma e prerë në kundërshtim me legjislacionin e tij;
    dh) nuk pajtohet me parimet bazë të legjislacionit shqiptar;

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet