Njohje divorci

Pershendetje,

Kam dorezuar certifikaten e divorcit ne Gjykaten e Apelit Vlore per njohje vendimi, pasi e kam marr ne Angli . Kam dy muaj qe pres per daljen e dates se gjyqit, por akoma nuk ka dal. Ju lutem si mund te veproj pasi dua ta mbaroj kete procedure shpejt se me duhet te martohem me gruan qe kam tani? Faleminderit,


Qytetari: K. M. Data: 20 November , 2019, Kategoria: Familjare.

4 responses to “Njohje divorci”

  1. Ne kete gjykim vetem me certifikate Divorci nuk mund te gjykohet, pasi ligji ka percaktuar nje kerkese me objekt te caktuar Njohje vendimi te huaj dhe disa dokumenta provuese qe e shoqerojne kete kerkese, ndaj mendoj se duhet te informohesh ne sekretarine e Gjykates, se cmoj se jeni para nje kerkese me te meta.

  2. 1

    Pershendetje. Njohja e vendimit te gjykates se huaj nuk realizohet me depozitim certifikate, por depozitohet kerkese per njohje vendimi, e shoqeruar me nje sere dokumentash te cilet jane te pershkruar kryesisht ne Kodin e Procedures Civile. Procesi gjyqesor nuk eshte i veshtire dhe shpesh mbaron me nje seance gjyqesore, por gjithsesi eshte e nevojshme per ju te kontaktoni nje avokat, te pakten per te hartuar kerkesen per ne gjykate dhe t’ju orientoje per dokumentacionin, per te cilin gjykata ne pergjithesi eshte shume rigoroze. Vonesa prej dy muajsh eshte e pazakonte dhe per kete duhet te interesoheni tek sekretaria e gjykates.

  3. Njohja e vendimeve të huaja parashikuar nga nenet 393 – 398 të Kodit të Procedurës Civile bëhen në Gjykatën e Apelit, por nuk ka një afat të përcaktuar se brenda sa ditësh duhet të caktohet seanca e gjykimit (vlerësimit). Në praktikën e gjykatave seanca caktohet brenda 10 ose 15 ditëve, por për shkak të ngarkesës dhe mungesës së gjyqtarëve zbatimi i këtij afati pothuajse nuk zbatohet asnjëherë. Megjithatë nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi mund të bësh një kërkesë me shkrim “Për shpejtimin e çështjes” dhe të ja drejtosh relatorit të çështjes.

  4. Pershendetje.
    Kerkesa per pershpejtim duhet te behet me shkrim dhe te depozitohet prane Gjykates se Apelit Vlore, mbeshtetur ne Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 78, datë 30.5.2019, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit”. Ne kerkese duhet te argumentoni arsyet se perse kerkoni pershpejtim te gjykimit te ceshtjes. Brenda 30 diteve duhet te merrni nje pergjigje per pranimin apo jo te kerkeses per pershpejtim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet