Njohje divorci nga Anglia

Pershendetje,

Jam divorcuar ne Angli.  Po ju shkruaj pyetjet e meposhtme:

Ndarjet qe behen ne Angli njihen ne Shqiperi, por ne Angli kane sistemet  (1) D84a notice of decree; (2) d29 decree;  (3) d37 decree of absolute divorce. Pra, vendimi perfundimtar i divorcit dhe nje article 39 qe verteton  se vendimi ka marre forme te prere. (shiko dokumentin bashkangjitur)

Ju lutem, a jeni te informuar sesi funksionon ne Shqiperi njohja e nje vendimi anglez divorci qe te mos te kem probleme? Keni ndonje informacion se cili prej sistemeve te mesiperme eshte ai qe kerkohet ne Gjykaten e Apelit ne Shqiperi?

Gjithashtu, kerkoj nje avokat qe ka eksperience ne njohje vendimesh divorci nga Anglia. Nese mund te me ndihmoni me ndonje reference, mund te me kontaktoni nr telefonit dhe e-mailin qe jua kam vene ne dispozicion.

Faleminderit.


Qytetari: F. K. Data: 2 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Njohje divorci nga Anglia”

  1. Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.

    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile. Sipas ketij neni, vendimit të një gjykate të shtetit të huaj nuk i jepet fuqi në Republikën e Shqipërisë kur:
    a) sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në kompetencën e gjykatës së shtetit që ka dhënë vendimin;
    b) kërkesëpadia dhe letërthirrja për në gjyq nuk i është njoftuar të paditurit në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet;
    c) midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt e për të njëjtin shkak, është dhënë një vendim tjetër i ndryshëm nga gjykata shqiptare;
    ç) është duke u shqyrtuar nga gjykata shqiptare një padi që është ngritur përpara se vendimi i gjykatës së shtetit të huaj të ketë marrë formë të prerë;
    d) i është dhënë forma e prerë në kundërshtim me legjislacionin e tij;
    dh) nuk pajtohet me parimet bazë të legjislacionit shqiptar;

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij. Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë;

    Ne lidhje me kerkesen per t’ju referuar nje avokat, ju bejme me dije se platforma “juristionline.al” ofron vetem konsulence ligjore ne lidhje me problematikat e qytetareve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet