Njohje divorci

Jam e interesuar se  çfare dokumentacioni duhet në Shqipëri që ta njohin divorcin e burrit tim, pasi ketu në Angli njihet. Ambasadat e njohin pasi unë aplikova dhe u  martova këtu në Angli, por gjykata në Tiranë nuk e njeh.

Qytetari: M.L.
Data: 22 Shtator 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Njohja e vendimit të gjykatës së huaj, realizohet me depozitimin e kërkesës për njohje vendimi, e shoqëruar me një sërë dokumentesh. Nëse ju referohemi dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, kërkesa për t`i dhënë fuqi vendimit të gjykatës së huaj i paraqitet Gjykatës së Apelit. Në nenin 396 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se kërkesës për t`i dhënë fuqi vendimit të Gjykatës së Huaj duhet t`i bashkëngjiten:
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe i legalizuar nga noteri;
    – Vërtetim nga gjykata që e ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi e legalizimi noterial i tij.
    – Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
    – Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer dhe e legalizuar te noteri.
    Në rastin konkret vendimi me objekt zgjidhjen e martesës, kërkuesi duhet t`i bashkëngjisë dokumentacionit edhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor se kërkuesi nuk është në proces zgjidhje martese në atë gjykatë, si dhe një çertifikatë martese. Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje