Njohje atesie

Pershendetje te nderuar,

Babi im do te me njohe atesise ne bashki, por mami im jeton jashte shtetit dhe duhet pelqimi i saj. Mami nuk mund te vije ne Shqiperi. A mund te bej mami nje leter tek avokati i saj qe eshte dakord dhe ta paraqes tek bashkia ose nje prokure qe ta firmose une? Cfare dokumenti duhet ne kete rast? Faleminderit,


Qytetari: A. P. Data: 17 August , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Njohje atesie”

  1. 1

    Pershendetje!

    Ne rastin e femijes qe lind nga martesa ligjvenesi prezumon atesine e femijes, duke e lehtesuar ne menyre te konsiderueshme vertetimin e atesise.
    Ne rastin e nje femije te lindur jashte martese (i cili mund te jete edhe rasti juaj), percaktimi i atesise behet ne dy menyra ligjore, te cilat bazohen ne vullnetin e atit te femijes ose ne vertetimin gjyqesor. Ne kete rast, njohja vullnetare e atesise kushtezohet nga pelqimi i nenes se femijes.
    Sipas nenit 181, paragrai i dyte te kodit te familjes, “njohja e atesise eshte e vlefshme kur per kete jep pelqimin nena e femijes, te cilen e lajmeron nepunesi i gjendjes civile…”
    Pelqimi per njohjen vullnetare te atesise, eshte e drejte personale e nenes se femijes, ndaj jepet personalisht nga nena e femijes. Ne keto kushte, ne mungese te nenes, pelqimi per njohjen vullnetare nuk mund te jepet nga asnje subjekt tjeter.
    Nisur nga rrathanat qe parashtroni ne pyetjen tuaj (ne pamundesi objektive te nenes tuaj per t’u paraqitur para nepunesit te gjendjes civile), neni 181 i kodit te familjes nuk parashikon shprehimisht formen ne te cilen duhet te jepet “pelqimi i nenes” per njohjen vullnetare te atesise. Ne vleresimin tone, nga nje lexim i vemendshem i kesaj dispozite ligjore, rezulton se pelqimi i nenes nuk mund te jepet vecse ne formen e deklarimit para nepunesit te gjendjes civile, personalisht apo nepermjet njoftimit me shkrim.
    Per sa me siper, Ju sugjerojme qe ne momentin qe babai juaj deklaron njohjen vullnetare te atesise ta shoqeroje ate edhe me pelqimin me shkrim te nenes tuaj drejtuar nepunesit te gjendjes civile. Vullneti i nenes duhet te jete i legalizuar nga autoritetet perkatese te shtetit ku ndodhet nena juaj.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet