Njohje atesie bashkejetes

Persh jam denisa lika kam qen e martume jam qe prej 1vit 6muj proces divorci dhe jam bashkejetes qe prej 9mujsh po pres I femi nga bashkejetuesi po si njihet si femia tij ju lutem dua qe femia ti njihet si I tije bashkejetuesit edhe 20dit do lind fmin qe kam me bashkejetuesin ju lutem me dimoni qe goces ti kaloje mbiemri I bashkejetuesi me kan then qe te hap gjygj e te bej I ADN po skam munsi ekonomike edhe lek qe te hap edhe gjygj ju lutem me dimoni

Qytetari: D.L.
Data: 11 Gusht 2023, Kategoria: Familjare

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Ne rastin e zgjidhjes se marteses, moment i mbarimit te saj do te kosniderohet data kur vendimi per zgjidhjen e marteses ka marre forme te prere. Femija i lindur gjate procedurave te zgjidhjes se marteses konsiderohet, ne kushtet e nenit 180 (paragrafi pare) te Kodit te Familjes, i lindur gjate marteses. Gjithashtu, do te konsiderohet i konceptuar gjate marteses, ne kushtet e nenit 180 paragrafi i dyte, femija i lindur brenda 300 diteve nga data kur vendimi i zgjidhjes se marteses ka marre forme te prere, dhe jo nga data e ngritjes se padise se zgjidhjes se marteses.

    Prezumimi ligjor me te cilin percaktohet atesia e femijes se lindur nga martesa, ka force ligjore deri ne te provuarin e se kundertes. Pra eshte nje prezumim relativ, i cili mund te kundershtohet ghyqesisht nepermjet padise se kundershtimit te atesise. Kjo eshte e vetmja rruge ligjore qe disponon nena per te bllokuar zbatimin e prezumimit te atesise. Barra e proves se rrethanave qe rrezojne atesine e prezumuar i kalon subjektit qe kundershton prezumimin ligjor.

    Ne nenet 184, 185, 186, te Kodit te Familjes percaktohen subjektet qe kane te drejte te ngrene padine e kundershtimit te atesise, kushtet qe duhet te ekzistojne per ngritjen e padise dhe afatet brenda te cileve mund te ushtrohet kjo padi.

    Kundershtimi i atesise se nje femije te lindur gjate marteses mund te behet vetem me vendim gjyqesor.
    Te drejten e ngritjes se padise se kundershtimit te atesise e kane vetem keta persona:
    -ati i prezumuar i fëmijës
    -nena e femijes
    -femija kur behet madhore,

    Me poshte gjeni edhe dispozitat perkatese ligjore:

    Kundërshtimi i atësisë së prezumuar
    Neni 184
    Burri, që sipas nenit 180 të këtij Kodi, prezumohet se është atë i një fëmije, mund të kundërshtojë atësinë e këtij fëmije.
    Padia për kundërshtimin e atësisë ngrihet kundër fëmijës, i cili përfaqësohet nga nëna. Kur nëna
    është në pamundësi dhe fëmija është i mitur, i caktohet një kujdestar i posaçëm nga gjykata.
    E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti, nga data që burri ka marrë dijeni për lindjen e
    fëmijës.

    Neni 185
    Nëna mund të kundërshtojë që të jetë i ati i fëmijës së saj burri që, sipas nenit 180 të këtij Kodi,
    prezumohet i ati i këtij fëmije.
    Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të burrit.
    E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një 1 viti nga lindja e fëmijës.

    Neni 186
    Fëmija, kur bëhet madhor, mund të kundërshtojë që të jetë i ati i tij bashkëshorti i nënës.
    Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të të atit.
    E drejta e padisë nuk parashkruhet.

    Mbeshtetur ne ligjin nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, drejtohuni prane Qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje