Njohja si vjetersi pune ne marrdhenie pune me shtetin?

Pershendetje,

Kam derdhur kontribute si e vetepunesuar ne bujqesi (bujk privat ose fermer). Une i kam derdhur kontributet nga 01.10.1993 dhe deri me 31.12.2001. I kam derdhur ne menyre periodike dhe jo per perfitim. Ne nenin 96 Ligjit 7703/ 1993 “Per sigurimet shoqerore ne R.SH”, thuhet se: “Derdhja e kontributeve si i vetepunesuar ne bujqesi njihet vjetersi pune ne marredhenie me shtetin”. Perveç perfitimeve te tjera, por mua me intereson kjo.

Per periudhen kohore nga 01.01.2002 deri me 30.042019 une u punesova ne nje institucion, dhe ata ma njohen periudhen e punes ne bujqesi si vjetersi pune ku behet fjale (2%). Me pas nderrova pune, po ne te njëjtin profesion, por kesaj rradhe insitucioni tjeter ku u punesova, nuk mi njohu me pretendimin se ato vite nuk njihen si vjetersi pune.

Ju lutem nje keshillim nga ana Juaj! Ju faleminderit paraprakisht per pergjigjen e dhene. Respekte.


Qytetari: N. A. Data: 3 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Njohja si vjetersi pune ne marrdhenie pune me shtetin?”

  1. 1

    Pershendetje,

    Periudha e sigurimit si e vetepunesuar ne bujqesi njihet si kontribut per efekt pensioni. Kjo dmth qe duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si i vetepunesuar, ju jeni e siguruar për të përfituar nga Ligji i Sigurimeve Shoqërore dhe nga Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.

    Por kjo periudhe sigurimi nuk njihet si vjetersi pune per efekt te shteses per vjetersi pune ne page, per kategorine e nenpunesve civil dhe nenpunesve te institucioneve te tjera shteterore (shiko VKM 187, datë 8.3. 2017, te ndryshuar). Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite pune do të konsiderohen vjetërsia e përgjithshme në punë e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudha e trajtimit me pagesë papunësie.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet