Njohja e raporteve per te infektuarit me covid 19

Pershendetje,

Jam e interesuar te di nese ka nje VKM apo ndonje akt tjeter nenligjor per njohjen dhe pagesen e dites te punes nga punedhenesi ne formen 100%, pra paga e plote per 14 dite per te infektuarit nga Covid-19, si dhe cfare parashikohet me ligj? Faleminderit,


Qytetari: E. Q. Data: 4 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

2 responses to “Njohja e raporteve per te infektuarit me covid 19”

  1. Përshëndetje!
    Në zbatim te Urdhrit Nr. 123, datë 26.2.2020, Për një shtesë në urdhrin nr. 632, datë 29.8.2018, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për miratimin e listës së sëmundjeve infektive, të detyrueshme për t’u raportuar nga institucionet shëndetësore, publike ose private të të gjitha nieleve në Republikën e Shqipërisë”, të gjithë pacientët e karantinuar që u kërkohet të justifikojnë mungesën në punë, pajisen me raport mjekësor të paaftësisë së përkohshme në punë nga mjeku i familjes.
    Raporti mjekësor që lëshohet nga mjeku i familjes justifikon dy javë mungesë në punë, për personat prekur, që dyshojnë apo që kanë një të afërm të prekur. Masa e perfitimit eshte ne perputhje me percaktimet ligjore per te ardhurat nga semundjet.
    Nëse pacienti kalon dy javë dhe gjendja e tij mbetet e rënduar, duhet të vijoj me kërkesën për shtyrjen e ditëve të përfshira në raport prane komisionit mjeko-ligjor. Persa i përket pyetjes suaj për VKM-në, ju bejmë me dije se nuk ka një VKM të vecantë për këtë cështje. Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Sipas udhezimeve te fundit te Ministrise se Shendetesie dhe Mbrotjes Sociale, te gjithe personat e karantinuar si pasoje e covid-19, per te justifikuar mungesen ne pune, do te pajisen me raport mjekesor per paaftesine e perkoheshme ne pune nga mjeku i familjes.

    Baza ligjore: Ligji nr. 15, date 10.03.2016 ” Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”, Urdhri nr. 123, date 26.02.2020 i MSHMS.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet