Njoftimi i prokurorise

Pershendetje,
Sot me ka ardhur nga prokuroria njoftimi per perfundimin e hetimeve, ku i pandehuri sipas prokurorise eshte fajtor. Dua te di, duke marre parasysh kete njoftim, nese eshte e sigurt qe ceshtja do t’i kaloje gjykates apo ka shanse te pushohet edhe pse ne njoftim ai deklarohet fajtor? Flm


Qytetari: A. A. Data: 21 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Njoftimi i prokurorise”

  1. Pershendetje

    Pas perfundimit te hetimeve, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj. I pandehuri njoftohet gjithashtu, se ka të drejtë që brenda dhjetë ditëve të paraqesë memorie e dokumente, t’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë, të bëjë deklarime apo të kërkojë që të merret në pyetje. Kur i pandehuri kërkon të pyetet, prokurori është i detyruar të procedojë me pyetjen e tij.
    Kur prokurori pranon kërkesën e të pandehurit për të kryer hetime shtesë, ato duhet të përfundojnë brenda tridhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës. Ky afat mund të zgjatet vetëm një herë dhe jo
    më shumë se dy muaj dhe në çdo rast pa kaluar afatin tërësor të hetimit.
    Kur nuk e pranon kërkesën e të pandehurit, prokurori merr vendim të arsyetuar, sipas paragrafit 2, të nenit 110, të kodit te procedures penale.

    Në përfundim të hetimeve paraprake, prokurori procedon si më poshtë:
    a) vendos pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga paragrafi 1, i nenit 328, ose i kërkon gjykatës pushimin e akuzës apo çështjes, në rastet e parashikuara nga neni 329/a i K.Pr.Penale;
    b) i kërkon gjykatës dërgimin e çështjes në gjyq, kur nuk procedon sipas neneve 400, 406/a dhe 406/dh të K.Pr.Penale

    Nese ceshtja i dergohet gjykates, gjate procedure se shqyrtimit paraprak, pasi degjon diskutimet e paleve, gjykata mund te vendose:
    a) pranimin e kërkesës së prokurorit dhe dërgimin e çështjes në gjyq, kur çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës;
    b) dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente, kur palët paraqesin marrëveshje mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimin e dënimit;
    c) dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente kur i pandehuri ka kërkuar gjykimin e shkurtuar, pasi kryen verifikimin mbi gjendjen
    e akteve, sipas parashikimeve të nenit 332/c të këtij Kodi;
    ç) pushimin e akuzës ose të çështjes kur janë rastet e paragrafit 1, të nenit 328, të Kodit te Procedures Penale.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet