Nisja e aktivitetit te gjykatave dhe permbarimit

Pershendetje,

A mund te iki ne K/sekretarine e Gjykates me dt. 27.04.2020, per te terhequr nje vendim pasi me nevojitet patjeter?  Dhe se dyti po sherbimi permbarimor shteteror do te hapet te henen, pasi dua te ekzekutoj vendimin? Faleminderit,


Qytetari: Z. Q. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Nisja e aktivitetit te gjykatave dhe permbarimit”

  1. 1

    Pershendetje,

    Funksionimi normal i veprimtarise dhe sherbimeve gjyqesore nuk ka filluar akoma. Keshillit te Larte Gjyqesor ka publikuar dy njoftime, per vendimarrjen e tij ne kete fushe, konkretisht ne date 22 Prill 2020 dhe ai vijues ne date 24 Prill 2020 ku theksohet se aktiviteti dhe sherbimet e gjykatave do te lejohen vetem per çeshte me natyre te ngutshme.
    Per sa me siperm ju keshilloj qe ju vete ose nepermjet avokatit tuaj, ne varesi dhe te llojit te çeshtjes per te cilen kerkoni vendimin gjyqesor, te komunikoni nepermjet adresave zyrtare elektronike me stafin e gjykates per te kerkuar realizimin e njoftimit te vendimit nepermjet sherbimit postar sipas rregullave te Kodit te Procedures Civile.

    Ne lidhje me veprimtarine e permbaruesve gjyqesore, serisht marrja e sherbimit varet nga natyra e çeshtjes, pasi per çeshtje te tilla si çeshtje familjare me objekt kujdesin detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve etj, urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes, masat e sigurimit të padisë për çështje administrative dhe për çështjet civile, veprimtaria e permbaruesve gjyqesor vijon.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet