Kujdestaria mbi prindin e semure

Pershendetje,

Nena ime eshte ne KEMP dhe eshte plotesisht e pavetedijshme, cdo sherbim ia kryej une. Pyetja ime eshte a e perfitoj kujdestarine? Nese po, ju lutem me thoni cfare dokumentash duhen dhe procedurat perkatese? Faleminderit.


Qytetari: G. S. Data: 18 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kujdestaria mbi prindin e semure”

  1. Pershendetje
    Ne nenin 38, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, të ndryshuar, percaktohet se: “Kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psikikisht i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 përqind të bazës së vlerësuar neto. Nevoja për kujdesje të vazhdueshme e një personi tjetër përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)”.

    Nese ju i referoheni kujdestarise ne kuptim per t’i hequr zotesine per te vepruar, atehere duhet vleresuar nese zonja eshte e afte menderisht per te vendour vete ose jo, dhe kjo behet me vendim gjykate. Pra, ne kete rast Ju duhet t’i drejtoheni gjykates per te perfituar kujdestarine.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet