Nese pezullohem nga puna a perfitoj page?

Jam pezulluar nga puna gjate gjendjes se jashtezakonshme. A perfitoj ndonje page nga paketa e ndihmes financiare te qeverise? Nese po, e marr nga punedhenesi apo direkt nga shteti? Ju falenderoj


Qytetari: A. B. Data: 20 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Nese pezullohem nga puna a perfitoj page?”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Po, ne parim nese jeni pezulluar nga puna per shkak te situates se krijuar nga pandemia, ju mund te perfitoni ndihme financiare ne shumen 40,000 leke sipas paketes nr. 2, miratuar me VKM nr. 305, date 16.04.2020. Pezullimi nga puna duhet te jete bere midis datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve.

    Ju sugjerojme qe te komunikoni me punedhenesin tuaj, pasi aplikimin ne sistem ka te drejte ta plotesoje punedhenesi/ish punedhenesi juaj. Ne rast se kerkesa juaj pranohet, atehere ndihma kalon direkt ne llogarine tuaj bankare.

    Duke filluar dita e sotme, me dt 21 Prill e ne vijim ju mund te aplikoni per perfitimin e kesaj ndihme financiare.

    Per informacion me te detajuar ne lidhje me kriteret e perfitimit sipas paketes nr. 2 dhe menyren e aplikimit mund te aksesoni linkun e meposhtem: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet