Nese mund te dal jashte shtetit nderkohe qe vuaj nje denim penal

Pershendetje,

Jam akuzuar per kultivim bimesh narkotike. Gjykata me ka dhene vendimin pasi kane kaluar afatet e hetimit paraprak me “detyrim paraqitje”. Me pas ne vitin 2021 Gjykata Rrethit vendosim per denim me burg 4 vite. E kam ankimuar vendimin ne Gjykaten e Apelit, por akoma nuk ka dale data gjyqit. A mund t’i le nje prokure avokatit tim qe te ndjek proceduren ne apel, pasi mua me duhet te largohem jashte vendit?

Ju faleminderit,

Qytetari: A.D.
Data: 26 Janar 2022, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

One Response

  1. 3

    Pershendetje,
    Per sa kohe nuk ka ende nje vendim penal per fajesine dhe denimin tuaj te formes se prere, ne referim te nenit 4 te Kodit te Procedures Penale ju prezumoheni i pafajshem.
    Sa i perket faktit nese mund te levizni jashte shtetit apo jo, ju ve ne vemendje parashikimet e nenit 232 te Kodit te Procedures Penale, i cili parashikon shtate lloje te masave shtrenguese, nder to edhe masa shtrenguese e “Ndalimit per te dale jashte shtetit” dhe masa shtrenguese e “Detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”. Kjo do te thote se ju keni vetem masen shtrenguese te “Detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”, pra ju keni te drejte te levizni jashte shtetit, per sa kohe kjo levizje e juaja nuk pengon zbatimin e vendimit te mases se sigurimit personal. Kjo do te thote se, mund te levizni, por duhet te vijoni te paraqiteni ne daten dhe oren e percaktuar prane Oficerit sipas vendimit te Gjykates per caktimin e mases se sigurimit personal. Nese ju nuk respektoni detyrimet e parashikuara ne ate vendim, ne referim te nenit 260 te Kodit te Procedures Penale, Prokurorit i lind e drejta te kerkoje zevendesimin e mases me nje mase shtrenguese me te rende (sic eshte ajo e arrestit me burg etj.), ose caktimin e nje mase shtrenguese apo ndaluese shtese.

    Pra, avokati me ane te prokures se dhene nga ju do t’ju perfaqesoje ne gjykimin ne Gjykaten e Apelit edhe ne mungesen tuaj, por ju duhet te jeni personalisht prezent prane Oficerit te Policise Gjyqesore ne daten dhe oren e caktuar ne vendimin e mases se sigurimit personal.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje