Nëse ka ligje për mjedisin

Pse nuk dënohen ata që shkatërrojnë mjedisin tonë


Qytetari: M. M. Data: 19 March , 2020, Kategoria: Uncategorized.

4 responses to “Nëse ka ligje për mjedisin”

  1. Ke shume te drejte. Ata shume shpesh nuk denohen, por edhe kur denohen, denohen shume pak dhe mos-ndeshkimi sjell perseritjen e kesaj vepre penale dhe inkurajimin edhe te te tjereve te kryejne deme ne mjedis per perfitime personale. Ruajtja e mjedisit ka nevoje edhe per bashkepunim qytetar. Kush sheh dike qe demton mjedisin duhet ta raportoje menjehere ne polici. Ky eshte nje sinjalizim (denoncim) qe i sherben mjedisit dhe komunitetit dhe nuk duhet patur turp per kete. Madje desha te shtoj se sinjalizimi (spiunimi) nuk eshte nje aktivitet negativ kur kryhet kunder personave qe kryejne vepra penale. Per vite me rradhe eshte perdorur me konotacion negativ, i ‘lobuar’ kryesisht nga shkelesit e ligjit, hajdutet, dhunuesit, etj. Duhet te ndahemi nga kjo kulture.

  2. Për t`ju përgjigje të pyetjes tuaj duhet të jeni më specifik, se për cilën pjesë të mjedisit jeni i interesuar dhe kush janë rastet që ju keni evidentuar. Megjithatë në respekt të portalit që keni zgjedhur po ju informoj se në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë në Kreun IV janë parashikuar dispozita penale (nenet 201 – 207) për ato që shkelin rregullat që sigurojnë mbarëvajtjen e mjedisit, po kështu edhe në ligje të veçanta ka dispozita penale për shkelësit e rregullave të mjedisit. Po kështu në ligje të veçanta parashikohen edhe masa administrative për shkeljen e rregullave të mjedisit.
    Për t`ju përgjigjur pyetjes, se përse nuk dënohen ata të cilët shkatërrojnë mjedisin, duhet të jeni më specifik në pyetjen tuaj!!
    Nuk evidentohet rastet e shkatërrimit nga policia pyjore ose inspektorët e zonës?
    Nuk marrin masa administrative nga policia pyjore apo inspektorët?
    Nuk i dënon gjykata?
    Për të qenë më specifik kjo është një pyetje e cila kërkon një kërkim dhe hulumtim të thellë, deri në kufijtë e një studimi shterues dhe nuk mund t`i përgjigjemi me kaq pak informacion.

  3. Nje nga aryet me te renda eshe Sepse mungojne edhe kallzimet nga ana e shtetasave qe e konstatojne kete fakt, dhe nuk i kallzojne ne Prokurori dhe organe te tjera ligjore

  4. Pershendetje,
    Ne Shqiperi ka ligje te posacme per mjedisin si dhe ne Kodin Penal te RSH jane parashikuar veprat penale kunder
    mjedisit ndaj, mund te drejtoheni organeve kompetente sic jane Inspektoriati i mjedisit apo Prokurorise per te denoncuar cdo krim mjedisore.
    Faleminderit .

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet