Fitimi i nenshtetesi greke me natyralizim

Pershendetje,

Ku mund te drejtohem per te gjetur nje avokat apo jurist qe te ndjeki te gjitha procedurat dhe dokumentacionin per te marre nenshtetesine greke me natyralizim si pakice kombetare greke (Vllehe)?

Faleminderit,


Qytetari: A. K. Data: 10 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Fitimi i nenshtetesi greke me natyralizim”

  1. Përshëndetje,
    Disa nga mënyrat për të fituar nështetesine Greke me natyralizim janë këto:
    1.Për grekët etnikë nga Shqipëria, Turqia dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, që kanë Kartën e Veçantë të Identitetit (EDTO).
    2. Për personat që kanë një paraardhës etnik grek. (Kerkohen Dokumente që vërtetojnë lidhjen time me paraardhësin grek)
    3. Për personat që kanë një paraardhës që ka qenë nënshtetas grek (përcaktimi/deklarimi i nënshtetësisë)

    Per me shume informacion vizitoni linkun ne lidhje me kriteret, dokumentacionin, afatet dhe pagesen vizitoni faqen zyrtare:

    https://www.ypes.gr/UserFiles/f0ff9297-f516-40ff-a70e-eca84e2ec9b9/SITEBEHENI.pdf

    Ju duhet t interesoheni prane autoriteve ne shtetin Grek ose prane autoriteteve konsullore greke ne Shqiperi ne te cilen pranohen aplikimet per natyralizim.

    Aplikantet per natyralizim duhet te vertetojne origjinen e tyre Helene nga ana e te pakten nje apo dhe te dy prinderve.

    Për kontrollin e dokumentacionit dhe për të caktuar një interviste të planifikuar, duhet të rezervoni takim më parë, nëpërmjet e-mail-i ( grcon.tir@mfa.gr ).

    Per me shume informacion vizitoni faqen:

    https://www.mfa.gr/albania/sq/services/other-services/fitimi-shtetesise-greke-me-natyralizim.html

  2. Pershendetje,

    Rregullat per dhenien dhe heqjen e shtetesise, percaktohen ne ligjet e brendshme te nje shteti, ne rastin tuaj ne legjislacionin grek. Per te aplikuar per fitimin e shtetesise greke, juve ju duhet nje person qe njeh legjislacionin grek dhe jo ate shqiptar. Po ashtu aplikimi behet prane autoriteteve greke. Disa shtete i pranojne aplikimet per fitimin e shtetesise edhe prane zyrave konsullore ne shtetet e tjera. Hapi i pare per ju eshte te komunikoni me sherbimin konsullor grek ne Shqiperi, ne menyre qe te merrni nje informacion me te plote.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet