Nenshkrimi i akteve nga nje i mitur

Pershendetje stafi i ndihmes juridike,
Kam bere nje kerkese gjykimin penal e nje x personi per mosdhenie e mjeteve per jetese. Akuzues kam vene djalin sepse eshte ai qe perfiton pension ushqimor, por ne kete gjykim do ta perfaqesoj une. Pyetja ime eshte: pervec meje dokumentat i ka firmosur edhe djali 15 vjec. A mund te me kthehen mprapsht aktet, per shkak se firma e tij mund te mos merret parasysh meqenese eshte i mitur? Faleminderit,


Qytetari: L. M. Data: 5 November , 2020, Kategoria: Penale, procedura gjyqesore.

One response to “Nenshkrimi i akteve nga nje i mitur”

  1. Pershendetje! Personit, kur mbush moshën tetëmbëdhjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile. Zotësinë e plotë për të vepruar e fiton me anë të martesës edhe gruaja që nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç.

    I mituri, që ka mbushur moshën katërmbedhjetë vjeç, mund të kryejë veprime juridike vetëm me pëlqimin e mëparshëm të përfaqësuesit të tij ligjor. Megjithatë ai mund të bëjë pjesë në organizata shoqërore, të disponojë atë që fiton me punën e tij, të depozitojë kursimet dhe t’i disponojë vetë këto depozita.
    I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, është i pazoti për të vepruar. Ai mund të kryejë veprime juridike që i përshtaten moshës së tij dhe që përmbushen aty për aty, si dhe veprime juridike qe i sjellin dobi pa asnjë kundërshpërblim. Veprimet e tjera juridike i kryen në emër të tij nga perfaqesuesi i tij,,,,! Ne rastin tuaj, ju keni vepruar drejte, ne hartimin dhe nenshkrimin e aktit, dhe per shkakun qe ju parashtroni, gjykata nuk mund te kostatoje te meta, duke ju kthyer aktet si te paplota apo jo ne konform me ligjin: Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet