Nenshkrimi Elektronik ne vendimet e asamblese se shoqerive tregtare

Pershendetje!
Ju lutem, kerkoj informacion ne lidhje me:
A njihet nga organet shteterore (vendore, gjyqsore etj) nenshkrimi elektronik i cdo aksioneri te nje shoqerie tregtare ne nje vendim te asamblese se shoqerise. Psh, nqs behet nje vendim i asamblese se ortakeve te shoqerise tregtare i cili do te depozitohet ne Qendren Kombtare te Biznesit per emerimin e Administratorit te ri, a pranohet nga autoriteti perkates nje vendim i nenshkruar elektronikisht nga secili aksioner.
Mbetem ne pritje te nje pergjigjeje.
Flm dhe dite te mbare.


Qytetari: K. L. Data: 13 October , 2021, Kategoria: Tregtare.

One response to “Nenshkrimi Elektronik ne vendimet e asamblese se shoqerive tregtare”

  1. Pershendetje. Dokumenti me nenshkrim elektronik te certifikuar ka te njejten vlefshmeri ligjore si dokumenti me nenshkrimin fizik. Kjo ne vendin tone rregullohet nga ligji 9880/2008 “Per nenshkrimin elektronik”, si dhe nga ligji 10273, “Per dokumentin elektroni”. Ky kuader ligjor eshte plotesuar me aktet nenligjore perkatese qe rregullojne me detaje te gjithe elementet, duke perfshire edhe njehsimin prane noterit te nje dokumenti te nenshkruar elektronikisht.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet