Neni 96, Kodi te Punes

Përshëndetje,

Kërkoj nga ana juaj një interpretim ne lidhje me nenin 96, “Pushimet e tjera” te Kodit te Punes? Më konkretisht, në rast martese të pasardhesve, paraardhesve të drejtpërdrejtë, a përfitoj pushim ditor të paguar. Nëse po, sa ditë? Faleminderit!


Qytetari: K. H. Data: 9 September , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Neni 96, Kodi te Punes”

  1. Pershendetje,

    Neni 96/1 i Kodit te Punes parashikon: “1. Në rast martese të punëmarrësit ose në rast vdekjeje të
    bashkëshortit /bashkëjetuesit, paraardhësve ose pasardhësve të drejtpërdrejtë të tij, punëmarrësi përfiton 5 ditë pushimi të paguar…”
    Ne interpretim te pikes 1 te ketij neni, punemarresi perfiton 5 dite pushimi te paguar ne rastet:
    – kur martohet ai/ajo vete;
    – ne rast vdekje te bashkeshortit/bashkejetuesit;
    – ne rast vdekje te pasardhesve ose paraardhesve te drejteperdrejte te tij;

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, ju bejme me dije se “martesa e pasardhesve ose paraardhesve tuaj te drejteperdrejte” NUK parashikohet si rast, per te cilin ju si punemarres mund te perfitoni dite pushimi te paguara sipas dispozites se mesiperme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet