Neni 60A i Kodit Penal

Pershendetje.

Masa e sherbimit proves, parashikuar nga neni 60A i kodit penal, zbatohet vetem me pelqimin e te pandehurit, apo kur shihet e arsyeshme, per shak te doemosdoshmerise, edhe pa pelqimin e tij?


Qytetari: c. n. Data: 8 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Neni 60A i Kodit Penal”

  1. Pershendetje.
    Masa e sherbimit proves, parashikuar nga neni 60A i kodit penal, zbatohet vetem me pelqimin e te pandehurit, apo kur shihet e arsyeshme, per shak te doemosdoshmerise, edhe pa pelqimin e tij?

    Kur gjykata jep dënim me burg deri në pese vjet, ajo mundet gjithashtu te urdheroje që i dënuari ne vend te vuajtjes se denimit ne burg, të kryeje denimin, permes zbatimit te disa detyrimeve, te cilat vendosen nga gjykata ne vleresim te rrezikshmërisë së paktë të personit, moshës, kushteve shëndetësore apo mendore, mënyrës së jetesës dhe të nevojave, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, shkollimin ose punën, rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas kryerjes së veprës penale, gjykata

    Ne kete menyre gjykata pezullon ekzekutimin e dënimit, ME KUSHT që gjatë kohës së provës I DENUARI TË MOS KRYEJË VEPËR TJETËR PENALE.

    Sherbimi i proves eshte autoriteti i cili monitoron permbushjen e kushtit, pra te detyrimeve te vena nga gjykata, nga ana e te denuarit. Ne cdo rast, njesoj edhe si ne rastin e denimit plotesues sipas Nenit 60/a, nese i denuari gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i provës i raporton menjëherë prokurorit.

    Për shkelje të lehta dhe për herë të parë të kushteve ose të detyrimeve që i janë vendosur nga gjykata, prokurori ka të drejtë të japë paralajmërim, i cili regjistrohet në dosjen personale të të dënuarit.

    Për shkelje të rënda ose të përsëritura, prokurori i kërkon gjykatës ndryshimin e detyrimit të vendosur, shtimin e detyrimeve të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër, ose revokimin e vendimit të pezullimit të dënimit dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në burg.

    Ne kete kuptim, denimi plotesues permes sherbimit te proves, nuk eshte i detyrueshem, por eshte nje forme detyruese per te denuarin, qe ky i fundit te rehabilitoje sjelljen e tij. Ne rast se nuk vepron keshtu, pra sipas detyrimeve te caktuara nga gjykata, pasoja eshte vijimi i denimit me burg.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet