Neni 578 i Kodit Procedures Civile

Pershendetje,

Ne rastin e nenit 578 te K.Pr.C, kur debitori dhe perfituesi jane bashkepronar te se njejtes prone, si beher ekzekutimi nese une si perfitues nuk jap pelqimin per shitjen dhe vecimin e pjeses takuese.

Si ekzekutohet ne kete rast vendimi?

A mund te realizohet ekzekutimi, duke e ulur pjesen e tij takuese ne Zyren e Kadastres, pra nga 1/2 ti rregjistrohet se i takon 1/3? A mund te behet ekzekutimi ne kete menyre? Si?

Faleminderit,


Qytetari: A. Q. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Neni 578 i Kodit Procedures Civile”

  1. Pershendetje. Procedura per ekzekutimin e detyrueshem mbi sende qe jane ne bashkepronesi ndiqet nga permbaruesi gjyqesor. Ne kete rast nuk ka rendesi se kush jane bashkepronaret, pra pavaresisht nese eshte vete kreditori, apo persona te trete. Permbaruesi pasi vendos sekuestron mbi sendin, procedon me kerkesen ne gjykate per pjesetim pasurie. Eshte gjykata, e cila pasi cakton nje ekspert percakton menyren se si do te ndahet sendi.
    Ajo qe ju thoni qe te behet ndryshimi i pjeses takuese te debitorit ne kadaster, mund te behet vetem me marreveshje te paleve dhe me pas te hiqet dore nga ekzekutimi i detyrueshem. Vete permbaruesi nuk ka kompetence per ta bere nje veprim te tille.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet