Kallezim penal per mospagim te detyrimit ushqimor

Pershendetje,

Urdheri im i mbrojtjes parashikon edhe pension ushqimor. Bera kallezim per thyerje te tij sepse ish-bashkeshorti nuk e paguan ate. Prokuroria pushoi ceshtjen me argumentin se nuk me kercenohet jeta ose nuk po dhunohesh. Nderkohe qe une po privohem nga te drejtat e mia ekonomike, qe ne vendimin gjyqeosr jane po aq te vlefshme sa edhe kercenimi fizik e verbal.


Qytetari: C. D. Data: 25 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kallezim penal per mospagim te detyrimit ushqimor”

  1. Pershendetje

    Pamundesia ekonomike eshte nje ngerc social dhe ekonomik, por nuk shkarkon kurrsesi nga detyrimi per pagese. Rendesia e pagimit te detyrimit ushqimor behet e qarte edhe nga fakti se mospagimi i tij kualifikohet edhe si kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit, ne kuptim te nenit 125 te Kodit Penal “Mosdhenia e e mjeteve per jetese”.
    Ne rastin tuaj ju mund te ankimoni vendimin e prokurorise ne gjykate, dhe do jete gjykata e shkalles se pare penale ajo qe do certifikoje nese vendimi i prokurorise eshte i drejte apo jo.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet