Neni 10 ligjor 9669/2006

pershemdetjr, nese gjykata vendos masen e debimit te perkohshem nga banesa…ku shkon I padituri…apo ngel mes kater rrugeve: Ne momentin qe paditesi merr vendimin per largimin nga banesa, a mund te njoftoje ai policine e shtetit qe te behet largimi i ketij persona? Vendimi pas sa ditesh terhiqet ne sekretarine e gjykates?


Qytetari: H. X. Data: 22 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Neni 10 ligjor 9669/2006”

  1. Pershendetje,

    Sipas Ligjit 9669 dt 18.12.2006, ne rastin e urdherit te menjehereshem te mbrojtjes, Gjykata, brenda 24 orëve pas lëshimit të vendimit, u dërgon nga një kopje të tijviktimës dhe personave të tjerë të shënuar në vendim, kërkuesve, zyrës së shërbimeve sociale të njësive vendore, komisariatit të policisë në rajonin ku janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm
    viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim, zyrave përmbarimore të vendit të ekzekutimit.
    Vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes përbën titull ekzekutiv dhe nuk mund të ankimohet. Vendimi ekzekutohet menjëherë nga organet e policisë, në
    bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e
    tjerë, të parashikuar në vendim.

    Sqarojme se nuk rregullohet nga ky ligj dhe as nga ndonje ligj tjeter, pasoja e largimit nga banesa te personit. Ky eshte nje problem jo vetem ligjor por edhe social, pasoje e vendimeve te tilla.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet