Neglizhenca e instancave shteterore

Pershendetje,

Kam afro 1 vit qe dergoj shkresa zyrtare, bej takime me drejtora te pergjithshem dhe me perfaqesues te tyre, shkruaj ne platformen e bashkeqeverisjes “Shqiperiaqeduam.al”, por asgje.

Institucionet e rrethit me mbajne me mashtrime vetem e vetem qe te vonohet dhe ta marr personi x te drejten, pasi disa prej tyre i paguan me para. Pasi nese nuk mblidhen autoritetet (bashkia me sektoret e saj etj ) e drejta ime do te ngeli ne dore te Gjykates pastaj, tani qe instancat e kane ne dore problemin nuk bejne asnje po mbajne anen e personit x.

Cfare pergjegjesie kane institucionet qe nuk po bejne asnje gje per kete ceshtje (kam derguar me dhjetra shkresa e takime)? Si mund ta ndjek rastin ne rast mosveprimi nga institucionet?

Faleminderit


Qytetari: R. T. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Neglizhenca e instancave shteterore”

  1. 2

    Pershendetje. Ju keni te drejte qe per cdo vendim dhe/ose veprim qe kerkoni nga organet e administrates publike, ne rast se ato nuk ju pergjigjen brenda afateve ligjore, t’i drejtoheni fillimisht me ankim organit administrativ epror dhe ne rast se nuk ka nje te tille (sic eshte rasti i bashkive), mund te paraqisni nje kerkese padi prane gjykates administrative qe mbullon njesine tuaj nga pikepamja territoriale. Objekti i kerkese padise do te jete detyrimi i organit perkates te administrates publike per te marre vendimin, apo per te kryer veprimin qe ju pretendoni se ju takon.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet