Ne vijim te pyetjes: zotesia per te vepruar me ane te marteses

Përshëndetje,

Falenderoj Avokatin Z. Abazi për përgjigjen e dhënë.

Unë doja dhe një sqarim tjetër e cila vijon si më poshtë :

Unë ju kisha bërë një pyetje se a mund te fitojë unë pjesë pronësie si bashkëpronare edhe pse 17 vjece, por e martuar, në bazë të ligjit 7652 dt. 23.12.1992 “Për privatizimit te banesave shtetërore”, ashtu siç e keni shkruajtur edhe ju …
Por ju thoni qe ju fitoni pjese takuese si bashkëpronare dhe pse 17 vjeçe, por realisht mua nuk po më fut njeri në proçeduren në bazë të ligjit 7652 për privatizimin e banesave shtetërore, pasi me thonë se ne 01.12.1992 unë kam qenë 17 vjece dhe jo 18 vjece.

Ku mund të drejtohem/ankohem unë që të marr edhe unë pjesë pasi unë vërtet kam qenë 17 vjeçe por e martuar?

Faleminderit
Shpresoj që do më jepni një zgjidhje të problemit tim !


Qytetari: S. G. Data: 26 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: zotesia per te vepruar me ane te marteses”

  1. 1

    Pershendetje,
    Ju sugjerojme te aplikoni ne ASHK (Agjencia Shteterore e Kadastres, Drejtoria Vendore e qytetit ku ju banoni) dhe te kerkoni “korrigjimin e certifikates dhe karteles se prones per te cilen behet fjale, duke i bashkalidhur ketij aplikimi edhe nje certifikate te gjendjes familjare te vitit 1992. Nje leter shoqeruese/sqaruese qe t’ia bashkalidhni aplikimit, me te gjitha arsyetimet qe ne ju kemi dhene ne pergjigjen e pare, do ju ndihmonte te sqaroni poziten tuaj dhe do e bente edhe aplikimin me te qarte per specialistet e ASHK qe do shqyrtojne kete aplikim.
    Ne vijim ne rast te nje pergjigje negative, do duhet te vijoni me depozitimin e Ankimit Administrativ kunder aktit administrativ (pergjigja e ASHK), i cili i drejtohet Struktures Pergjegjese per Ankimimet dhe Drejtorit te ASHK. Beni kujdes me afatin ligjor per paraqitjen e aplikimit.
    Ne vijim, ne rast te nje pergjigje tjeter negative pas ankimimit si me siper, do duhet t’i drejtoheni Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, duke kerkuar kerkuar perfshirjen tuaj ne procesin e privatzimit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet