Ne vijim te pyetjes: Vertetim banor lagje per dt. 01.12.1992

Pershendetje,

Para disa ditesh ju drejtova nje pyetje se, a mund te merret nje vertetim banor lagje per dt. 01.12.1992, dhe nga pergjigja e dhene nga nje av. e platformes ka thene qe vertetimi mund te merret ne njesine administrative/bashkine tuaj.

Por pyetja ime eshte se, a mund te merret nje vertetim i tille per kete date apo jo?, pasi pergjigja e dhene nga ana juaj nuk ishte shume shteruese.

Gjithsesi faleminderit,


Qytetari: E. S. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Vertetim banor lagje per dt. 01.12.1992”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Ne vijim te pyetjes tuaj, ju bej me dije se Zyrat e Gjendjes Civile prane Bashkise apo Njesise Administrative ku ju banoni apo keni banuar ne periudhen e kerkuar, jane te vetmet sportele ku mund te merren sherbime te tilla, duke qene se disponojne te dhenat/listat perkatese te banoreve te cilet kane qene pjese e asaj njesie administrative.
    Pra, per sherbimin qe ju kerkoni, pajisjen me vertetim banimi per periudhen kohore 01.12.1992, ju keshilloj te paraqiteni prane Njesise ku keni qene te regjistruar si banues ne ate periudhe, me nje dokument identifikimi, dhe pas verifikimeve perkatese do mund te pajiseni me vertetimin.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet