Ne vijim te pyetjes: Zbardhja e vendimit gjyqesor (2)

Pershenderje perseri,

Faleminderit per pergjigjen tuaj. U interesova edhe sot prane gjykates dhe vendimi gjyqesor nuk eshte zbardhur ende. Protokollova nje shkrese per kryetarin e gjykates ku i shpjegova situaten. Nuk lashe adrese, por vetem nr tel. Ka ndonje problem? A duhet te me telefonojne brenda 10 diteve? Si duhet te vijoje me tej? Faleminderit


Qytetari: A. G. Data: 12 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Zbardhja e vendimit gjyqesor (2)”

  1. Pershendetje

    Eshte e detyrueshme qe cdo kerkese/ankese qe depozitohet te permbaje te dhenat personit qe paraqet kerkesen/ankesen, si dhe te dhenat e kontaktit (adrese banimi, nr. telefoni), kjo ne menyre qe t’ju degohet pergjigja perkatese. Gjithsesi, vleresoj se mjafton edhe numri i kontaktit. Ne rast mosmarrjeje se ndonje njoftimi permes telefonit, ju duhet te interesoheni prane sekretarise se gjykaten nese kerkesa/ankesa juaj eshte trajtuar dhe nese ju kane kthyer pergjigje.

    Se dyti, sic edhe ju kemi orientuar edhe ne pergjigjet e meparshme, ne rast se vendimi gjyqesor nuk arsyetohet (zbardhet) duke tejkaluar afatet perkatese ligjore, ju duhet t’i drejtoheni me ankese – Inspetoriatit te Larte te Drejtesise. Formulari elektronik i ankesës gjendet në faqen zyrtare te institucionit https://ild.al/formulari-i-ankeses/ bashkë me udhëzuesin përkatës për plotësimin e tij dhe garanton mënyrën e saktë të marrjes së ankesës.
    Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën info@ild.al ose në rrugë postare në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13 (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet