Ne vijim te pyetjes: Viktima “i mitur” ne procesin penal

Faleminderit per pergjigjen e meparshme.
Pervec momentit kur i mituri jep deklarimet e tij ne prezence te psikologut, a ka ai te drejte te nderhyje gjate seances per te mbrojtur akuzen? A ka te drejte i mituri te qendroje ne seance gjate gjykimit (pervec momentit te deklarimeve)? Faleminderit,


Qytetari: ?. ?. Data: 23 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Viktima “i mitur” ne procesin penal”

  1. Përshëndetje,

    Neni 16 i Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtesise Penale per te mitur” ne lidhje me pjesëmarrjen e të miturit në proces parashikon si më poshte:
    1. E drejta e pjesëmarrjes në proces përfshin të drejtën e të miturit për t’u dëgjuar dhe për të shprehur pikëpamjet e tij, të cilat mbahen parasysh në përputhje me moshën dhe nivelin e zhvillimit të të miturit. Në rastet kur i mituri kërkon të dëgjohet, kërkesa e tij pranohet, përveçse për arsye të rëndësishme, të cilat arsyetohen në vendimin përkatës. Nëse i mituri nuk mund ta ushtrojë këtë të drejtë, mund ta realizojë atë nëpërmjet prindit si përfaqësues ligjor.
    2. I mituri, drejtpërdrejt dhe/ose nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, ka të drejtë të marrë pjesë në çdo proces vendimmarrjeje lidhur me të.
    3. I mituri nuk mund të detyrohet të marrë pjesë personalisht në proces. Mospjesëmarrja nuk mund të rëndojë pozitën e tij ose/dhe të përdoret në disfavor të tij.
    4. Prokurori dhe gjykata krijojnë të gjitha kushtet dhe marrin çdo masë për të nxitur të miturin për të marrë pjesë në procedimin penal ndaj tij, nëse kjo është në interesin më të lartë të të miturit.
    5. Çdo veprim i ndërmarrë nga organet kompetente gjatë procesit ku i mituri është pjesëmarrës, kryhet në mënyrë të përshtatur me moshën dhe/ose aftësitë e të miturit për të kuptuar.
    6. Përshtatja dhe mbështetja e nevojshme sigurohet përmes mënyrave të parashikuara në aktet ndërkombëtare të ratifikuara lidhur me personat me aftësi të kufizuar, si dhe në ligjin në fuqi për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara.
    7. Në rast se pretendimet e të miturit dhe të përfaqësuesit ligjor/procedural të tij janë kontradiktore, organi kompetent vlerëson pretendimin që i shërben interesit më të lartë të të miturit.

    Për më tepër informacion ju lutem referohuni: http://komentarielektronik.magjistratura.edu.al/sq/eli/fz/2017/37
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet