Ne vijim te pyetjes: Terheqja e vendimit te arsyetuar

Faleminderit per pergjigjen z. Fushaxhia,
Ceshtja ime eshte kerkese civile dhe jo gjykim themeli, prandaj ankimi 5 dite fillon nga dita e shpalljes. (zenie afati). Vete gjyqtari me tha hajde ne date 17 gusht ta marresh.


Qytetari: T. T. Data: 17 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Terheqja e vendimit te arsyetuar”

  1. Pershendetje. Pavaresisht nese vendimi eshte vendim themeli, apo vendim i ndermjetem, referuar neneve 443 dhe 444 te K.Pr.Civile, afati fillon nga e nesermja e komunikimit te vendimit te arsyetuar.

    Neni 443
    Afati i ankimit
    (Shtuar një paragraf me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001)
    Afati i ankimit në gjykatën e apelit, kundër vendimeve
    përfundimtare të gjykatës së shkallës së parë, është 15 ditë.
    Afati për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimeve
    të gjykatës së apelit, është 30 ditë.
    Afati për të kërkuar rishikimin e vendimit të gjykatës së
    shkallës së parë dhe kundërshtimin e të tretit është 30 ditë.
    Afati i ankimeve të veçanta është 5 ditë.

    Neni 444
    Fillimi i afateve të ankimit
    (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe nr. 38/2017, datë
    30.3.2017)
    Afatet e caktuara në nenin 443 janë të prera dhe fillojnë nga
    dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet