Ne vijim te pyetjes: Taksa e truallit

Pershendetje serish,

Une jam bashkpronare e nje trualli qe e jep me qera nje subjekt, por se cfare dokumentash ka ky subjekt me ne pronaret e truallit, une nuk po arrije ta gjej dot, sepse familjaret nuk me japin as kontraten as ndonje prokure. Pra, nuk di gje fare. E ndodhur ne keto kushte abandonimi nga familjaret i drejtohem DPTTV-se, duke u interesuar nese per kete truall (i ve ne dispozicion kopje te certifikates se pronesise se truallit) paguhet ose jo taksa e truallit? Nese paguhet, kush e paguan ate? Keto pyetje ua bera me qellim qe te kuptoja kush punon ne emrin tim se nuk kam as nje dokument. Punonjesit e kesaj drejtorie i fshijne mesazhet e mia, nuk me pergjigjen ne asnje forme.  Mendoj se keta punonjes bashkepunojne me subjektin qe mos te paguhet taksa e truallit. Pasi shkruaj ne platformen e “bashkeqeverisjes” keta te tatim taksave vihen ne levizje dhe i gjejne shtepine mamase time duke i bere presion qe mos ta kerkoj te paguhet kjo takse sepse do kete dhe gjoba? Nuk di ku ta kerkoj te drejten time sepse keta te DPTTV-se jane te korruptuar nga subjekti dhe ne po humbim kohe, sepse gjoba e mospageses se takses se truallit cdo vit rritet. Ku te perplasem une per kete problem, se ketu nuk funksionin shteti?


Qytetari: s. t. Data: 31 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Taksa e truallit”

  1. Pershendetje,

    Ju bejme me dije se juristet e platformes i jane pergjigjur edhe me pare pyetjeve tuaja ne lidhje me problematiken qe adresoni. Ne linqet e meposhtme mund te gjeni disa nga pergjigjet e dhena:
    https://juristionline.al/questions_of_civil/taksa-e-truallit/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/taksa-e-truallit-ku-paguhet/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/ne-lidhje-me-drejtorin-e-pergjithshme-te-taksave-tirane-dptv/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/ku-mund-te-gjej-prokurat-ose-kontratat/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/si-mund-te-gjej-prokuren-e-dhene/
    https://juristionline.al/questions_of_civil/kerkoj-ndihme-juridike/

    Nderkohe, ju bejme me dije se nese keni informacion dhe dispononi fakte se punonjesit e institucioneve perkatese shkelin ligjin, shperdorojne detyren dhe jane te perfshire ne afera korruptive, jeni te lutur t’i drejtoheni me kallzim penal prokurorise. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore me gojë ose me shkrim, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi, jeni te lutur te shkruani serish ne platforme ose te telefononi pa pagese ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet