Ne vijim te pyetjes: Shperblimet e lejes (2)

Pershendetje,

Faleminderit per pergjigjen. Ne lidhje me pyetjen e dyte jeni shprehur se shperblimet e akorduara nga gjykata per pagesen e pages bruto nuk duhen tatuar, pra perjashtohen keto te ardhura sipas ligjit 8438 date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat” i ndryshuar. Keshtu percaktohet ne ligj, por nga ana tjeter eshte udhezimi nr 5 date 30.01.2006 i ndryshuar (dale ne zbatim te ktej ligji), ku percaktohet  shprehimisht:

“Perjashtohen nga tatimi – Përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve të formës së prerë të gjykatave, si dhe kompensimet e caktuara për kostot gjyqësore;
Përfitimet për punonjësit e larguar nga puna për të cilët Gjykata ka vendosur kthimin në vendet e punës dhe përfitimin e pagës deri në momentin e kthimit në punë, nuk janë objekt përjashtimi”.

Ju lutem cilin duhet te marr per baze ne rastin tim-  ligjin apo udhezimin, a tatohet paga bruto apo jo e dhene si demshperblim nga nje vendim gjykate qe urdheron po ashtu edhe rikthimin ne pune? Faleminderit


Qytetari: E. N. Data: 22 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Shperblimet e lejes (2)”

  1. Pershendetje,

    Parashikimi i pikes 2/4/8 te Udhezimit 5/2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” zbatohet ne rastet kur vendimi i gjykates e konsideron zgjidhjen e kontrates se punes te parregullt dhe punonjesi do te paguhet me pagen qe do te merrte nese do te kishte qene ne pune rregullisht. Pra punemarresi ne kete rast eshte njesoj sikur nuk eshte larguar asnjehere nga puna. Ne nje rast te tille per pagen qe do te perfitoje, punonjesit do t’i mbahen kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, si dhe pagesa perkatese e TAP, dhe kjo periudhe do t’i njihet si vjetersi pune.
    Ne rast se vendimi i gjykates i konsideron pagat si shperblim, dhe marredhenia e punes eshte zgjidhur dhe do te rilidhet serish, atehere ne kete rast per shperblimin e njohur nga gjykata nuk do te paguhet TAP.
    Se per cilin rast behet fjale ne vendimin tuaj, percaktohet ne dispozitivin e gjykates, i cili me pas do te zbatohet nga burimet njerzore te punedhenesit tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet