Ne vijim te pyetjes: Rreth ekzekutimit te urdhrit te mbrojtjes

Faleminderit per pergjigjen e dhene. Ju lutem a mund te me interpretoni nenet e cituara ne raport me pyetjen e meposhtme:
Pra, ne baze te ketyre neneve qe me keni referuar….vendimi per leshimin e urdherit te mbrojtjes mund te ekzekutohet edhe pa marre forme te prere? Faleminderit,


Qytetari: B. G. Data: 20 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Rreth ekzekutimit te urdhrit te mbrojtjes”

  1. Pershendetje,

    Sic ju kemi sqaruar edhe ne pergjigjen e pare, vendimi gjyqësor për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes përbën titull ekzekutiv nga dita e shpalljes së tij dhe ekzekutohet menjëherë nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimin përmbarimor gjyqësor dhe zyrën e shërbimeve sociale të njësisë vendore ku janë me banim të përhershëm ose të përkohshëm viktima dhe personat e tjerë të përmendur në vendim.

    Nese keni dicka te paqarte, ju ftojme te kontaktoni numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, gjate orarit 08:00-14:00.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet