Ne vijim te pyetjes: Rimarrja e mbiemrit te vajzerise

Pershemdetje!

Une iu falenderoj per pergjigjen qe me keni dhene ne lidhje me kerkesen time. Serisht do iu shqetesoj me pyetjet e mia. Konkretisht tek vertetimet ne gjykate dhe ne prokurori, si duhet t’i kerkoj? me cfare kerkese? Dmth konkretisht cfare vertetimesh duhet te kerkoj? Gjithashtu kerkesen me shkrim duhet ta perpiloj une apo ka format te gatshem tek gjendja civile? Keto vertetime mund t’i bej nepermjet portalit e-Albania apo duhet te shkoj fizikisht neper institucionet perkatese?
Faleminderit!


Qytetari: E. M. Data: 13 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ne vijim te pyetjes: Rimarrja e mbiemrit te vajzerise”

  1. 1

    Pershendetje
    Ju mund te paraqiteni personalisht per te terhequr vertetimet prane Prokurorise ose Gjykates se vendit ku ju banoni , si dhe te paguani pullen 200 leke qe i bashkangjitet vertetimit.
    Ju gjithashtu nepermjet portalit e-albania keni mundesine te merrni vertetim per gjendjen gjyqesore duke aplikuar ne linkun https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=42
    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje. Vertetimet i terhiqni fizikisht prane institucioneve perkatese, prane sekretarise se tyre. Behet fjale per vertetim qe nuk jeni ne procedim penal, dhe/ose nuk jeni e denuar. Sekretarite perkatese e dine kete gje, madje disa prej tyre, kane nje seksion te posacem vetem per vertetimet. Kerkesen per duhet ta plotesoni ju, pasi nuk ka nje format te gatshem.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet