Ne vijim te pyetjes: Pronesia

Në vijim te pyetjes se pronesise, në fakt ne disponojme Aktin e Marrjes se Tokes në Pronesi me ligjin 7501  dhe jane te gjitha në pronesi te babait tone, i cili eshte gjalle, por me semundje klinike i paafte per te kaluar pronen. Dhe ne jemi tre vellezer dhe vellai i fundit ka marre pjesen me te madhe te siperfaqes se tokes 4000 m2. Si mund te kryhet regjistrimi prones nese kjo pasuri nuk eshte ndare mes nesh  trashgimtareve? Me cilin objekt mund t’i drejtohem gjykates? Ju faleminderit shume


Qytetari: O. Z. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Pronesia”

  1. 1

    Pershendetje! Akti Marrjes se Tokes ne Pronesi eshte leshuar ne emer te kryefamiljarit (perfaqesues i familjes bujqesore), duke u bazuar ne certifikaten familjare te 01.08.1991. Gjykates mund t’i drejtoheni per pjestimin e pasurise se perbashket ne aq anetare sa ka pasur ne certifikaten familjare e 01.08.1991.
    Sic jeni keshilluar edhe nga kolegia ime, fillimisht ju keshilloj te verifikoni prane Zyres se ASHK-se, se ne baze te cilit akt, eshte bere rregjistrimi i prones prej 4000 m2 ne emer te vellait tuaj. Me pas mund te vleresohen mundesite per zgjidhen e situates tuaj ligjore. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet