Në vijim te pyetjes: pronesia

Pershendetje!
Kam ngritur nje padi ne Gjykate dhe eshte hera e dyte qe me kthehet padia per plotesim te metash. Jam pronar i nje pasurie e cila eshte në proces legalizimi. Prona ime eshte e rrethuar me mure avlli. Komshiu im, ne kete rast pala paditur, ka ngritur nje kasolle ngjitur avllise se baneses time duke me shkaktuar demtimin e saj, plus kemi pasur dhe nje kanal kullues te ujrave e cila eshte bllokuar nga pala. I jam drejtuar Gjykates me objekt “detyrimin e pales se paditur te liroje ne menyre te menjehershme dhe te ktheje ne gjendje te meparshme kanalin e kullimit te ujrave si dhe te zhvendose kasollen nga avllia e paditesit. Si dhe detyrimin në masen 200.000 mije lek demin ekonomik”.
Gjykata e ka kthyer padine per plotesim te metash duke kerkuar saktesim objekt padie, si dhe dokumentat plotesuese në te cilat mbeshtetet padia. Une qarte jam shprehur ne kerkese padi, si dhe dokumentat plotesuese jane dorezuar te gjitha nga ana ime. Konkretisht formular aplikim legalizimi. Ju lutem me thoni se cfare duhet te bej ne te tilla kushte? (shiko dokumentacionin bashkelidhur). Faleminderit,


Qytetari: A. D. Data: 16 November , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Në vijim te pyetjes: pronesia”

  1. 1

    Pershendetje. Ne vendimin e gjykates nder te metat e konstatuara eshte fakti qe krahas formularit te vetedeklarimit, duhet te kishit bashkengjitur dosjen e legalizimit. Si person, i interesuar ju keni te drejte te terhiqni nje kopje te kesaj dosjeje prane ASHK ne cdo moment. Ne kushtet kur objekti eshte i paregjistruar prane ASHK dhe nuk ka nje numer unik identifikimi, vetem formulari i vetedeklarimit per legalizim eshte i pamjaftueshem per te bere nje identifikim te sakte te prones. Per kete arsye, me te drejte gjykata kerkon qe te dorezoni te gjithe dosjen e legalizimit.
    Se dyti, kerkohet qe per pasurine tjeter te kete nje identifikim te sakte. Nese pasuria qe ju pengon juve ne pronen tuaj, eshte e regjistruar ne Kadaster atehere ju duhet te pajiseni me nje kartele pasurie. Nese kjo pasuri nuk eshte e regjistruar ne kadaster, do t’ju duhet te beni nje aplikim prane ASHK per te pare nese eshte aplikuar per legalizimin e saj. Nese nuk eshte aplikuar per legalizim, atehere ju duhet te beni nje gentplan nga nje ekspert i licensuar, i cili te beje identifikimin ne terren te pasurise perkatese.
    Ne kete rast, kerkimi i objektit tuaj duhet te jete mbi bazen e padise Mohuese, pra do kerkoni si pike te pare te objektit te padise: Pushim cënimi në pronësi dhe mospërsëritjen në të ardhmen. Si dhe kerkimet e tjera qe ju i keni paraqitur: prishjen e ndertimit dhe shperblimin e demit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet