Ne vijim te pyetjes: Pronesia

Me date 28 tetor ju kam drejtuar pyetjen e meposhtme:

Pershendetje

Me duhet te pyes lidhur me AMTP ligji 7501, meqense para daljes se ligjit per kadastren me eshte kthyer pergjigja refuzuar per shkak mbivendosje pronash, por nuk jemi kufitar.  Kujt padie duhet t’i referohem parashkrimit fitues? Kam qe nga viti 1992 qe e posedoj dhe me AMTP jam ne vendin e duhur, por nga azhornimi kane ndodhur mbivendosje pronash. Pra ne lidhje me problemin tim a mund te kerkoj njohje pronar ne baze te nenit 168 KC? Pronaret e tjere kane marre certifikate pronesie e ndersa une jo, ne kushtet kur me AMTP jam para tyre. Faleminderit,

Nga ana juaj kam marre pergjigjen si me poshte:
Pershendetje! Ligji 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”, ka parashikuar rastet e zgjidhjen e problemeve te mbivendosjes se pronave te shkaktuara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji nga gabimet materiale ose pasaktesite e hartave kadastrale apo titujve te pronesise. Neni 65 i ketij ligji parashikon procedurat qe ndiqen ne rastet e mbivendosjes fiktive.
Ju mund te riaplikoni prane Drejtorise Rajonale Vendore te ASHK-se, duke paraqitur nje kerkese per regjistrim titulli pronesie.
Drejtoria Vendore e ASHK-se kontrollon harten kadestrale per te identifikuar nese mbivendosja buron nga gabime ose pasaktesi ne pozicionimin e titullit te regjistruar ne harten kadastrale. Nese eshte e nevojshme, drejtoria vendore evidenton ne terren pasurine. Faleminderit
_____________________________________________________________________

Ne vijim ju bej me dije se Ligji 20/2020 ka dale, por une kam kerkuar ne gjykate administrative pavlefshmeri per certifikatat.  Gjykata e ka rrezuar padine dhe me orienton qe duhet te kerkoj njohje pronar. A mund te kerkoj njohje pronar ne baze te nenit 168 KC? Faleminderit,


Qytetari: V. P. Data: 30 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Pronesia”

  1. Pershendetje!

    Nisur nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, vleresojme se per sa kohe ju zoteroni nje titull pronesie mbi pasurine (AMTP), problematika e mbivendosjes se titujve per shkak te azhornimit te hartes kadastrale, me hyrjen ne fuqi te ligjit 20/2020 mund te zgjidhet ne rruge administrative, duke iu drejtuar ASHK-se.(sic jeni orientuar edhe ne pergjigjet e meparshme nga ana jone).

    Megjithate, duke mos qene ne dijeni te te gjitha fakteve qe lidhen me rastin tuaj, si dhe nisur nga cka referoni se gjykata ju ka orientuar per zgjidhjen e ceshtjes permes nenit 168 te Kodit Civil, ju bejme me dije se referuar nenit 168 ju mund te kerkoni njohjen pronar permes institutit te parashkrimit fitues. Per parashkrimin fitues me titull kerkohet posedimi i qetë dhe pa ndërprerje prej 10 vjetësh i sendit të paluajtshëm, ekzistenca e veprimi juridik për kalimin e pronësisë, veprim i cili nuk është i ndaluar nga ligji, si dhe ekzistenca e mirëbesimit (vetëm për kohën e bërjes së veprimit juridik për fitimin e pronësisë).

    Dispozita perkatese ne Kodin Civil:
    Neni 168 i K.Civil: “Personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji, bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i paluajtshëm…(…)…Nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është pronë publike e patjetërsueshme

    Nese keni ndonje paqartesi per sa me siper ose pyetje tjeter, mund te telefononi per keshillim ligjor falas ne numrin jeshil 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet