Ne vijim te pyetjes: Perfitimi per dhenien e prones per ndertim

Pershendetje, faleminderit per pergjigjen tuaj. Ne vijim te pyetjes se meparshme, a ka ndonje burim informacioni se ku mund te mbeshtetem per perpilimin e kontratave te ndertimit, apo te kerkesave marxhinale te perfitimit? Faleminderit,


Qytetari: D. K. Data: 13 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne vijim te pyetjes: Perfitimi per dhenien e prones per ndertim”

  1. Pershendetje. Kontrata e sipermarrjes eshte nje veprim juridik i dyanshem, permbajtja e te cilit percaktohet nga palet kontraktore. Kodi Civil percakton vetem nje kornize te pergjithshme per kete kontrate, por te drejtat dhe detyrimet konkrete percaktohen nga vete palet. Duke qene se objekti i kesaj kontrate do te jene pasuri te paluajtshme, atehere kjo kontrate duhet te behet me akt noterial. Ju mund te kerkoni nga noteri nje model kontrate, per te pare elementet kryesore ne permbajtje te saj. Lidhur me “kerkesat marxhinale te perfitimtit”, serish nuk ka asnje percaktim dhe/ose kufizim ligjor. Jane vete palet qe bien dakord per nje perqindje te caktuar te perfitimit (ne menyre te ngjashme sic bien dakord per cmimin e nje pasurie objekt i nje kontrate shitje).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet