Ne vijim te pyetjes per Parashkrimin Fitues.

Si fillim ju falenderojme shume per pergjigjet e sakta dhe te vlefshme. Staf i mrekullueshem qe ndihmoni njerezit.
Pyetja eshte e shkurter, une kam vetem kontraten e dritave dhe asnje lloj prove tjeter qe kam perdorur dyqanin prej 20 vjetesh, e kam poseduar qetesisht dhe panderprerje, me jep te drejte gjykata a mund te behem pronar apo jo? Faleminderit,


Qytetari: J. B. Data: 18 April , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Ne vijim te pyetjes per Parashkrimin Fitues.”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Ne vijim te pergjigjes se kolegeve, ne lidhje me provat qe duhet te paraqisni ne gjykate eshte e dosmosdoshme te keni nje baze probatore sa me te plote. Ne kete menyre mund te bindni gjykaten per te njohur pronesine mbi kete pasuri te paluajtshme. Une do ju keshilloja te merrnit edhe deklarata noteriale te personave qe jane afer pasurise tuaj, ne menyre qe te deklarojne posedimin tuaj prej shume vitesh (qe nga momenti i vdekjes se babait tuaj), dhe qe tek ata ishte krijuar perceptimi se ju jeni pronar de facto (faktik) i kesaj pasurie.

    Padia duhet te ngrihet kunder pronarit te sendit te paluajtshem ose trashgimtareve te tij, nese pronari ka vdekur (pra kunder atij personi ne emer te te cilit rezulton e regjistruar pasuria ne regjistrat publike te pasurive te paluajtshme).

    Faleminderit,

  2. Pershendetje serish!

    Ne/gjate procesit gjyqesor, te kerkuarit, si ne rastin tuaj kerkesa per njohje pronesie mbi pasurine e paluajteshme, lidhet ngushtesisht me te provuarit. Nese ju nuk mbeshtesni dot me prove (ketu, pa hyre ne detaje, nenkuptohen te gjithe kategorite e provave te njohura nga ligji procedurial) plotesimin e njerit prej kushteve ne kete lloj padie, pra plotesiomin e afatit 20 vjeçar te posedimit mbi sendin, gjykata do te rrezoje kerkese padine, per shkak se do ta gjej te pambeshtetur ne prova.

    Me fjale te tjera, ju duhet t’i provoni gjykates se keni 20 vjet qe silleni si pronar duke e poseduar sendin e paluajteshem, dhe nese e vetmja prove qe disponon, libreza e energjise elektrike, provon ne fakt qe keni 16 vite dhe jo 20, gjykata do ta rrezoje kerkese padine.

    Duke ju falenderuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet